LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Serbia kurrë nuk do të kthehet në pykë mes Kosovës dhe SHBA-së

Pacolli: Serbia kurrë nuk do të kthehet në pykë mes Kosovës dhe SHBA-së

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar sot se Kosova ka marrëdhënie të përhershme dhe të natyrshme me SHBA-të dhe perëndimin.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka theksuar se Serbia kurrë nuk do të kthehet në pykë mes lidhjes sonë të pashkëputshme me SHBA-në dhe perëndimin.

“Ngutja dhe turri i përfaqësuesve të Serbisë, që deklarohen e ri-deklarohen për taksen edhe sot, ka si cak marrëdhëniet tona me SHBA-të. Kosova ka marrëdhënie të përhershëm dhe të natyrshme me SHBA-të dhe perëndimin. Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA dhe perëndimin përcaktojnë, natyrën e karakterit të identitetit tonë shtetëror”, ka shkruar Pacolli.


“Serbisë i themi, para dhe pas pavarësisë, para dhe pas ushtrisë, para dhe pas taksës, me apo pa Marrëveshje gjithëpërfshirës se, ne kurrë nuk do ta bëhemi shkaktar i zhgënjimit të SHBA-ve, e perëndimit dhe shkaktar të gëzimit tuaj eventual mbi diçka të tillë. Serbia kurrë nuk do të kthehet në pykë mes lidhjes sonë të pashkëputshme me SHBA-të dhe perëndimin. Ne kemi partner të përhershëm, të qëndrueshëm e të natyrshëm dhe pa interesa egoiste”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Kalo në kategori