LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Prapa paralajmërimeve për situatën e sigurisë fshihen agjenda politike

Pacolli: Prapa paralajmërimeve për situatën e sigurisë fshihen agjenda politike

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se institucionet kompetente nuk guxojnë të përhapin panik te qytetarët, por të jenë syhapur dhe në kryerje të detyrave kushtetuese në shërbim të sigurisë së njerëzve.

Ky reagim i Pacollit vjen pas paralajmërimeve të institucioneve lidhur me situatën sigurisë në vend.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pas këtyre paralajmërimeve fshihen agjenda të tjera politike, dhe kjo përveç shqetësimit paraqet edhe fyerje për dinjitetin e qytetarëve të Kosovës, transmeton Telegrafi.


Postimi i plotë i Pacollit:

“Janë shumë shqetësuese disa lëvizje të çuditshme që po ndodhin kohëve të fundit në Kosovë. Është shumë shqetësues edhe paralajmërimi i institucioneve për situatën e sigurisë në vend. Institucionet kompetente nuk guxojnë të përhapin panik të qytetarët por të jenë syhapur dhe në kryerje të detyrave kushtetuese në shërbim të sigurisë së njerëzve. Në rast se prapa këtyre paralajmërimeve fshihen agjenda të tjera politike, kjo përveç shqetësimit paraqet edhe fyerje për dinjitetin e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Pacolli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Lajme
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania

Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme

"Pastrimi" përgjigjet Komunës së Prishtinës: Keni vendosur që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe të eliminohet "Pastrimi"

Lajme
Kalo në kategori