Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar sot gjatë ditës kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit te Republikës së Çekisë, Radek Vondraçek, në ditën e dytë të vizitës zyrtare.
Në takim u bisedua për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve të dy vendeve dhe shkëmbimin e përvojave.
Ministri Pacolli vlerësoi se Parlamenti i Çekisë mund të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj të integrimeve evropiane dhe në përafrimin e legjislacionit të Republikës së Kosovës me BE-në.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme, gjatë takimit u bisedua hapur për bashkëpunimin e dy vendeve në fusha të ndryshme dhe për krijimin e një Grupi të Miqësisë ndërmjet Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe të Çekisë.
“Thellimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe të investime me Çekinë ka një rëndësi të veçantë, andaj kërkoj nga Kryetari i Parlamentit më shumë prani Çeke në Kosovë dhe më shumë Evropë në Kosovë”, tha ministri Pacolli duke shtuar se mbështetja e Republikës së Çekisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe Këshillin e Evropës dhe mekanizmat e sigurisë, si në Interpol ka një rendësi të veçantë.
Duke e falënderuar për mikpritje, ministri Pacolli ftoi për vizitë në Kosovë kryetarin e Parlamentit çek.
Ministri gjatë ditës ka vizituar edhe Senatin e Parlamentit të Republikës së Çekisë, një prej institucioneve më mbështetëse të Republikës së Kosovës.
Aty është pritur nga nënpresidenti i Senatit, Jiri Ruziçka dhe anëtarët e delegacionit të tij ku u bisedua për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. I shoqëruar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministri Pacolli ka theksuar se Kosova është mirënjohëse për gjithë ndihmën që Republika e Çekisë i ka dhëne Kosovës që prej përfundimit të luftës dhe njëkohësisht për angazhimin e saj në vendosjen e bashkëpunimit ekonomik që do të përafroje dy vendet tona me shumë.
“Është e rëndësishme që të thellojmë bashkëpunimin ndërparlamentar dhe të përgatisim rrugën e integrimeve evropiane bazuar në praktikat e mira të Republikës së Çekisë”, tha ministri Pacolli.
Sipas komunikatës, me bashkëbiseduesit u folën edhe temat e ndryshme të bashkëpunimit me theks edhe në bashkëpunimin në fushën e arsimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi