Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, me ftesë të euro-deputetit, Lukas Mandl, i cili njëkohësisht është edhe Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, mbajti një ligjëratë mbi zhvillimet aktuale në Kosovë në “Shtëpinë e Unionit Evropian në Vjenë”.
Në fjalën e tij, Ministri Pacolli, falënderoi Austrinë dhe qytetarët e saj për mbështetjen e vazhdueshme në afirmimin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në forcimin e shtet-ndërtimit të saj.
Para të pranishmëve, kryediplomati kosovar, Pacolli, paraqiti një bilanc dhjetëvjeçar të zhvillimeve të përgjithshme në vend, duke u fokusuar gjithashtu edhe në sfidat e brendshme dhe të jashtme të Republikës së Kosovës.
“Pavarësia e Kosovës është një realitet dhe fakt i pamohueshëm. Republika e Kosovës paraqet një storie të suksesit, jo vetëm të angazhimit të bashkësisë ndërkombëtare, por edhe të bashkëjetesës ndërmjet qytetarëve të saj me përkatësi të ndryshme etnike dhe fetare. Këto 10 vite janë një sukses enorm, me të cilin ne padyshim duhet të jemi krenar”, shtoi mes tjerash Ministri Pacolli.
Duke u ndalur në rrugën evropiane të Republikës së Kosovës, kryediplomati kosovar shtoi se, votimi i djeshëm me shumicë votash në Komitetin për Çështje të Brendshme në Parlamentin Evropian (LIBE) për heqjen e vizave për Kosovën, është dëshmia më e mirë e vendosmërisë dhe përkushtimit të Republikës së Kosovës për përmbushjen e të gjitha zotimeve, objektivave dhe detyrimeve, që dalin nga procesi integrues.
“Evropa paraqet një lloj mozaiku, i cili nuk do të jetë i plotë pa integrimin e Republikës së Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Ministri Pacolli. Në vazhdim, ai shprehu po ashtu bindjen e tij, se sikurse Republika e Kosovës që ka plotësuar 95 kriteret e kërkuara, ashtu edhe Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE-së do të japin dritën e gjelbër për heqjen e vizave ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke i dhënë fund izolimit të Kosovës.
Ndërsa, në lidhje me dialogun, që është duke u zhvilluar në Bruksel me shtetin fqinj verior, kryediplomati Pacolli tha se vazhdimisht ka qenë në përkrahje të dialogimit dhe zgjidhjes së problemeve fqinjësore bilaterale në mënyrë paqësore.
Ai, tutje deklaroi se është kundër ndryshimit shkëmbimeve territoriale dhe pro afirmimit të Zonave Ekonomike, përmes së cilës qytetarëve të Republikës së Kosovës – pa dallim etnie – do t’i ofrohet një perspektivë e qartë e hapjes së vendeve të reja të punës.
Në praninë e një numri të madh diplomatësh, politikanëve, deputetëve, akademikëve e gazetarëve, Ministri Pacolli ka folur pёr tё gjitha aspektet relevante, tё cilat e kanë karakterizuar shtet-ndërtimin në Republikën e Kosovёn, sidomos që nga periudha e shpalljes së pavarësisë.
Ministri Pacolli së bashku me Zëvendësministren, Rejhan Vuniqi, po qëndrojnë nё Vjenë pёr tё marrё pjesё nё takimin e përbashkët të Ministrave të Jashtëm të BE-së me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Ministri Pacolli, po ashtu do tё zhvillojë njё sёrё takimesh me homolog nga BE-ja dhe rajoni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij
LDK me tubim të madh në Viti, Lumbardh Salihu: Sot më keni bërë shumë krenarë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve