LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Marrëveshja finale mund të arrihet pas disa muajve

Pacolli: Marrëveshja finale mund të arrihet pas disa muajve
Foto: Arkiv

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli është shprehur optimist se procesi i dialogut me Serbinë do të përmbyllet brenda disa muajve.

Pacolli, pas takimit me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se Asociacioni i Komunave serbe nuk duhet të ketë fuqi ekzekutive.

“Unë jam ithtar i madh i dialogut, i paqes dhe kuptova se është bërë një punë e madhe dhe ashtu siç tha edhe zotëri Borrell, brenda disa muajve mund të pritet edhe marrëveshja finale”, tha Pacolli, raporton KP.


Ndërkohë që Serbia insiston që asociacioni të jetë temë diskutimesh në tavolinën e Brukselit, i pari i AKR-së përjashton mundësinë që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të ketë kompetenca ekzekutive.

“Një marrëveshje sa i përket asociacionit është nënshkruar. Unë e kam shumë vështirë të them që mos të respektohet diçka që është nënshkruar…Nuk besoj që dikush do të rihapë këtë temë… Asociacioni nuk do të ketë fuqi ekzekutive”, tha Pacolli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori