LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Maji do të jetë muaji i kosovarëve

Pacolli: Maji do të jetë muaji i kosovarëve

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se muaji maj do të jetë i rëndësishëm për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ai ka thënë me rastin e 1 majit, Ditës së Punëtorëve se punëdhënësit në vend do të duhet të krijojnë kushte më të mira për punëtorët, njofton Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:


“Të dashur miq, Gëzuar festën e 1 majit!

Muaji i Majit këtë vit për Kosovën do të jetë muaji i rëndësishëm;

Më 3 Maj Kosova me siguri të plotë do te jetë anëtare e UEFA-s dhe gjatë 15-ditëshit të parë të Majit besoj Kosovarët do të udhëtojnë lirshëm nëpër Evropë. Urime Kosovë!

Kjo fitore është meritë ekskluzive e popullit të urtë të Kosovës.

1 Maji, në anën tjetër është edhe “Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve”. Me këtë rast dua të theksoj se çdokush nga punëdhënësit është dashte të krijoj kushte dhe paga dinjitoze për punëtorët. Nga ana ime, besoj që sado pak këtë e kam arritur, pasiqë kam arritur t’ua siguroj vendin e punës mbi 15 000 shqiptareve në botë, si dhe mbi 3500 në Kosovë, duke ndarë me ta gjithmonë hallet tona.

Zoti na ndihmoftë në rrugën tonë, drejt një Kosove më të zhvilluar, me mundësi më të mëdha punësimi dhe kushte më të mira të jetesës.Të dashur miq, Gëzuar festën e 1 majit!” (sic), ka shkruar Pacolli.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori