LAJMI I FUNDIT:

Pacolli lobon për njohjet dhe anëtarësim në INTERPOL

Pacolli lobon për njohjet dhe anëtarësim në INTERPOL

Me qëllimin e lobimit sistematik për rritjen e numrit të njohjeve të Republikës së Kosovës dhe sigurimin e një mbështetje të fuqishme për anëtarësimin e vendit në Organizata Ndërkombëtare, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka vazhduar realizimin e takimeve të shumta të nivelit të lartë në margjina të punimeve të rregullta të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

“UNGA, ose punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me praninë e 130 krerëve të shteteve dhe qeverive, është një rast i jashtëzakonshëm për një vend si Kosova të tregojë ekzistencën e vet, punën dhe të arriturat e veta!”, ka vlerësuar Pacolli, duke bërë një përmbledhje të takimeve të zhvilluara, qoftë të atyre sipas agjendës zyrtare ashtu edhe të takimeve të tjera të karakterit jo-formal në pritje të ndryshme shtetërore.

“Takova ministren e re të punëve të jashtme të Australisë, Marise Payne. Pas agjendës zyrtare në Selinë e OKB-së takova dhe shumë ministra të jashtëm të vendeve afrikane si ai i Kamerunit, Lejeune Mbella Mbella; atë të  Ruandës Louise Mushikiwabo. Takova dhe Jean Baptiste le Moine, ministër shteti për Europën dhe Punët e jashtme të Francës. Shumë ambasadorë, drejtues institucionesh të grumbulluar në pritjen zyrtare të Ruandës.


Më pas takova në një pritje madhështore shumë personalitete drejtuese të Emirateve të Bashkuar Arabe, por edhe nga vende të tjera. U takova me ministrin e punëve të jashtme të Emirateve Arabe Abdullah bin Zayed Al Nahyan; Ministrin e Jashtëm të Libisë Mohamed T. H. Siala; Princin e Kurorës së Norvegjisë, Hakkon Magnus; Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje Ekonomike të EBA, z. Mohamed Sharaf; Ministrin e Jashtëm të Bahrejnit, Shaikh Khaled bin Ahmed bin Mohammed Al Khalifah; etj”, ka thënë  numri dy i Qeverisë, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori