LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Kthimi i qytetarëve tanë nga Siria, lajm i madh humanitar dhe diplomatik

Pacolli: Kthimi i qytetarëve tanë nga Siria, lajm i madh humanitar dhe diplomatik

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se kanë punuar shumë për këtë lajm dhe janë të lumtur për këtë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Pacolli ka thënë se kthimi i 110 shtetasve tanë nga Siria është një lajm i madh humanitar, diplomatik, në fushën e sigurisë.

“Ne kemi punuar shumë për këtë lajm dhe jemi të lumtur me këtë lajm. Problemi më i madh është çka tash? Ne do të punojmë urgjentisht me një program riintegrimi njëjtë sikur ata që kanë varësi nga droga: drogë e fortë është propaganda e ekstremizmit”, thotë Pacolli, transmeton Telegrafi.


Ai ka theksuar se, familjet duhet të mbështeten fuqishëm edhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë.

” Ata që ishin në front duhet të analizohen dhe të mbahen në mbikëqyrje ligjore. Ne nuk kemi luksin as me lejuar qarkullimin e lirë të kriminelëve potencialë, helmimin e rinisë sonë prej tyre, por as hedhjen në kosh të dhjetëra jetëve njerëzore, viktima të një propagande globale shumë dinake!  Kosova duhet të shndërrohet në shembull për adresimin e këtij problemi!

Ne duhet më në fund të analizojmë pse ndodhi ajo që ndodhi, gabimet tona si shtet, ato të miqve tanë, të edukimit të familjeve, në raportin e shtetit me fenë! Kurrsesi nuk duhet të na ndodhë më ajo që ndodhi! Kosova nuk duhet ta humbë boshtin perëndimor të përparimit të saj”, shkruan Pacolli.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Kalo në kategori