Kosova është dhe mbetet një shembull në rajon dhe më gjerë në lidhje me tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare, ne do ta promovojmë këtë vlerë dhe trashëgimi të Kosovës dhe jemi të lumtur ta ndajmë këtë përgjatë botës, ka theksuar zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Pacolli ka bërë këtë në adresimin e tij ministerialit të parë për avancimin e Lirive Fetare në botë, që po i zhvillon punimet në Uashington D.C., dhe nikoqir i të cilit është Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
“Kosova është një vend, që udhëhiqet nga parimet dhe vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe liria. Liria fetare është një parim që ka rëndësi për ne, për shkak të historisë, trashëgimisë tonë dhe të ardhmes tonë”, ka thënë kryediplomati kosovar.
“Myslimanët, të krishterët, ortodoksët, protestantët, hebrenjtë dhe shumë komunitete tjera jetojnë së bashku në harmoni dhe bashkëjetesë. Harmonia ndër-fetare është parim, për të cilin jemi kujdesur me shekuj dhe nuk kemi lejuar që ideologjitë dhe sistemet politike ta thyejnë atë”, ka shtuar ministri i Jashtëm, Pacolli.
Siç njofton MPJ, në vazhdim të fjalimit të tij, ai ka folur edhe për Kushtetutën moderne të Kosovës sa i përket ndarjes së çështjeve shtetërore nga ato fetare; promovimit të drejtave dhe lirive të njeriut, atyre politike, sociale dhe kulturore në përputhje me instrumentet e Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Evropës; procesin e miratimit të Ligjit modern për liritë dhe të drejtat fetare; idenë për themelimin e një Zyre për Komunitetet Fetare brenda zyrës së Kryeministrit dhe Iniciativën ndër-fetare në Kosovë, me qëllim të krijimit të mundësive për komunitetet, që ato të ndër veprojnë në mes vete.
“Kosova e ka një traditë unike të tolerancës dhe bashkëjetesës ndër fetare dhe kjo traditë — shprehet në trashëgiminë tonë kulturore, në objekte, në vlerat arkitekturore nëpër Kosovë; dhe kjo është dëshmia më e mirë, që ne kemi jetuar së bashku me shekuj”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli, duke shprehur gatishmërinë, që të jetë nikoqir i konferencës së ngjashme ndër-fetare të radhës në rajonin tonë.
Ministeriali në Uashington, ka mbledhur së bashku përfaqësues të lartë nga vende të ndryshme, përfshirë Ministra të Jashtëm, ata nga Organizatat Ndërkombëtare, udhëheqësit fetar, përfaqësues nga shoqëria civile, për të diskutuar sfidat, identifikojë rrugët konkrete për të luftuar persekutimet fetare dhe diskriminimin dhe për të siguruar respekt më të madh për liritë fetare për të gjithë.
Hapja e Miniterialit u bë nga Zëvendës-Presidenti amerikan, Mike Pence dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s’do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve