LAJMI I FUNDIT:

Pacolli kërkon miratim të shpejtë të Rezolutës së propozuar për dialog

Pacolli kërkon miratim të shpejtë të Rezolutës së propozuar për dialog

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, vlerëson se me nismën për nxjerrjen e Rezolutës për dialogun me Serbi, subjektet politike pjesë e koalicionit qeverisës, i kanë hapur rrugë fuqizimit të pozitës dialoguese të Republikës së Kosovës në funksion të arritjes së Marrëveshjes ligjërisht ndërkombtarisht obligative në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, thotë se “Rezoluta lartëson frymën kushtetuese dhe vendosmërinë e orientimit tonë perëndimor, strategjik, në partneritet me shtete të fuqishme dhe organizata ndërkombëtare”.

Postimi i plotë i Pacollit:


“Me nismën për nxjerrjen e rezolutës për dialogun me Serbi, subjektet politike pjesë e koalicionit qeverisës, i kanë hapur rrugë fuqizimit të pozitës dialoguese të Republikës së Kosovës në funksion të arritjes së Marrëveshjes ligjërisht ndërkombtarisht obligative në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Përmbajtja e rezolutës krijon mundësi për një strukturë përfaqësuese konsensuale, në përbërje të gjithë spektrit politik shumicë.  Me nxjerrje të rezolutës, partitë hezituese në lidhje me dialogun dhe debatin rreth tij, arrijnë synimin e përbashkët, pozicionimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës si epiqendër e filtrimit dhe aprovimit të Marrëveshjes ligjërisht ndërkombtarisht obligative. 

Rezoluta lartëson frymën kushtetuese dhe vendosmërinë e orientimit tonë perëndimor, strategjik, në partneritet me shtete të fuqishme dhe organizata ndërkombëtare. Eliminimi i mundësisë së krijimit të një shkalle të ndërmjetme të pushtetit, dhe i mundësisë së prekjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës, pozicionon Kosovën në çfarëdo formati dhe konteksti dialogues.

Është koha të projektojmë energji të re, dhe nga debati i brendshëm rreth dialogut, të dalim më të fuqishëm se kurdoherë. 

Koha po ikë, rezoluta pret aprovim sa më shpejtë”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler

Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler

Lajme
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Kalo në kategori