Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se institucionet duhet të krijohen menjëherë dhe nuk duhet lejuar që të përsëritet gjendja e 2014-s.
Pacolli në një postim në rrjetin social ka thënë se situata në Kosovë është bllokuar, pasi të gjithë po vendosin interesin e tyre personale e partiak para interesit të Kosovës.
Ai sërish theksoi se interesi i Kosovës është një qeveri gjithëpërfshirëse.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Po kërkohen patriotët, ata qe e dojnë Kosovën dhe qytetarin e saj!
Për patriotët në rend të parë është Kosova, qytetari, mirëqenia e tij, mirëqenia e familjes dhe fëmijëve të tij.
Për mua, Kosova është dhe mbetet në rend të parë!
Gjithçka që kam bërë, gjithçka që kam propozuar në vijimësi, në koherencë, ka qenë në shërbim të Kosovës.
Unë e di pse situata sot është bllokuar. Pse të gjithë në rend të parë po vendosin interesin e tyre personal dhe partiak dhe jo atë të Kosovës.
A nuk është rotacioni interesi i Kosovës ?
A nuk është interesi i Kosovës bashkimi i të gjitha partive ( pa marrë parasysh blloqet) , sot dhe menjëherë, për të krijuar qeverinë gjithëpërfshirëse, çka unë po e propozoj? Pra, krijimi i një qeverie me bazë të gjerë, ku minoritetet nuk përcaktojnë fatin e shtetit, të ekonomisë, të ushtrisë sonë ?
Qeveria, institucionet duhet të krijohen tani. Menjëherë, mos të përsëritet gjendja e 2014.
Nesër është vonë. Koha nuk pret, shikojeni pak gjendjen sociale në Kosovë!
A nuk po dëmtohet Kosova, nëse zhagiten proceset si po bëjnë të gjithë? Çdo ditë që kalon, Kosova humb miliona. 138 milion euro të Fondit Monetar Ndërkombëtar u humbën. 112 milionë euro të buxhetit mungojnë, pse parlamenti nuk mblidhet, pse qeveria nuk krijohet. Kush do t’i paguajë pasojat e kësaj ? Politikanët ? Jo, Kosova, qytetari i Kosovës e paguajnë në fund të ditës.
A i kuptojnë këto sende disa të ashtuquajtur opinionistë, që flasin gjuhën e sojit të tyre në disa media, që bëjnë përçarje, që nxisin grindjen e qytetarëve dhe mezi presin të shohin tym dhe flakë këtu në tokën tonë?
Unë shqetësohem për ata që më kanë besuar dhe votuar dhe jam i bindur se seicili prej tyre ndan këtë shqetësim më mua. E për këta individë që ndoshta nuk kanë shkuar as me votuar, kur i dëgjoj ata si i trajtojnë gjërat e vërej qartë se atyre nuk u intereson Kosova dhe mezi presin të shohin skenarë e ndoshta tym e flakë.
Kush mendon se gjithë propozimet e mia për zgjidhjen e shpejtë të krizës, i bëj për interesin tim, gënjen paturpësisht. Interesi im do tê ishte t’i shërbej kompanisë sime me renome që mi ka hapur dyert në botë, duke udhëtuar nëpër botë, apo duke ndejtur pranë familjes sime.
Mua më dhimbset Kosova! Por u them të gjithëve me pozicionimet që po shoh, se Kosova dhe interesi i saj nuk qëndrojnë në rend të parë. Patriotë nuk po shoh”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet