Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Samitit e Berlinit ka pasur presione të shumta për pezullimin e taksës.
Ai madje tha se ambasadori i SHBA-së në Gjermani, me të cilin janë takuar krerët e Kosovës para Samitit, i ka kërkuar delegacionit kosovar ta pezullojë taksën për dy javë, por një kërkesë e tillë është refuzuar nga kryeministri Haradinaj.
“Kush iu është afruar atij ka kërkuar të pezullojë taksën, një pezullim i taksës për dy javë është kërkuar edhe nga ambasadori i SHBA-së, thotë vetëm për dy javë pezulloje taksën, unë nesër udhëtoj për Uashington dhe sigurisht do të pasojë informata për takimin e delegacionit tuaj me eksponentët e lartë, nuk përmendet presidenti Trump në New York, dhe normalisht zotëri Haradinaj thotë se taksa nuk hiqet dhe ky presion tash vazhdon te shtetet e Ballkanit Perëndimor. Secili që ka shkuar, ka kërkuar suspendimin e taksës”, tha Pacolli.
Ai ka konfirmuar se presion për largim të taksës kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pasur edhe nga nikoqirët e Samitit të Berlinit, konkretisht nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.
Këto kërkesa Pacolli tha se organizatorët i bënë pas konferencës së parë, konkretisht gjatë një kokteji.
I pyetur nëse mos uniteti i presidentit Hashim Thaçi me kryeministrin, Ramush Haradinaj, ka dëmtuar raportet bilaterale të Kosovës në nivelin rajonal, Pacolli tha se në Samitin e Berlinit presidenti Thaçi nuk i ka bërë presion kryeministrit Haradinaj për taksën, por vetëm në fjalimin e tij ka qenë kritik ndaj BE-së dhe ka konsideruar se taksa është legjitime dhe se duhet të mbetet në fuqi.
Ai tha se janë dakorduar që takimi i radhës të jetë në Samitin e Parisit, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Ekipit Negociator.
Duke folur për ecurinë e Samitit të Berlinit ku ishte edhe ai prezent, Pacolli tha se pret që edhe verbalisht Kosova ta merr një ‘po’ nga Gjermania sa i takon liberalizimit të vizave.
“Gjermania është vend kyç për liberalizim të vizave, ashtu do të ndodh si vepron Gjermania. Nëse Gjermania është pro, do thotë ne do të kemi liberalizim të vizave“, tha ai.
Pyetje rreth Samitit të Berlinit pati edhe deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, e cila kërkoi të di sa persona kanë qenë pjesëmarrës në Samit nga Kosova dhe sa i ka kushtuar udhëtimi me aeroplan privat, dhe se më shumë po punon me shtetet afrikane, sesa me 5 shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.
“Sa zyrtarë kanë shkuar nga MPJ-ja, sepse ne patëm një informatë që 40 zyrtarë kanë shkuar nga Kosova. A ka qenë i nevojshëm ky numër kaq i madh të shkojë në samitin e Berlinit, dhe a mund të na tregosh se a kompensohesh që shkon me aeroplanin tënd privat. Kush i paguan derivatet”, tha deputetja e VV-së.
E këto pyetje si duket pak e tensionuan shefin e diplomacisë teksa i ka konsideruar si tendencioze, duke thënë se në Samitin e Berlinit ka qenë i shoqëruar vetëm nga këshilltari i tij dhe se nuk e di për pjesën tjetër të institucioneve tjera qeveritare.
“…Nëse keni ndonjë dyshim, shkoni në kontabilitetin e Ministrisë së Jashtme, ose të Financave dhe merrni konfirmimin se sa para ka paguar shteti i Kosovës për aeroplanin tim. Ku është interesi yt për t’i paguar gjithë këto para. Interesi im se e dua Kosovën më tepër se që po e doje ti”, tha ai.
Ndërsa, deputeti, Glauk Konjufca kërkoi të di se a është momenti i duhur tani që Kosova të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, dhe se a shkakton pengesë në këtë proces Gjykata Speciale.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli tha se emërimi i sekretarit të ri të Këshillit të Evropës i ka mundësuar Kosovës që të aplikojë së shpejti në këtë Këshill.
“Unë besoj që menjëherë pas zgjedhjeve, ne do të aplikojmë, sa i përket punës sonë ne patëm vitin e kaluar një task-forcë për këtë një grup informues, kemi punuar dhe kemi sqaruar dhe ne jemi të gatshëm të aplikojmë në Këshillin e Evropës tani. Ka qenë një strategji, ka qenë mendim edhe i diplomatëve kosovarë, por edhe i faktorit politik që të vijë sekretari i ri dhe të ndodhin zgjedhjet. Në asnjë rast nuk është përmendur Gjykata Speciale këtu prej njerëzve me të cilët kam kontaktuar”, u shpreh ai.
Sa i përket Interpolit, gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Jashtme, ministri Pacolli kërkoi që raportimi të bëhet pa praninë e mediave për çka anëtarët e komisionit u pajtuan. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve