Pacientët në Klinikën për radioterapi dhe onkologji kanë mbetur pa terapi biologjike. Për momentin nuk ka terapi biologjike, përkatësisht nuk janë në qasje barnat “atezolizumab (tecentriq)”, “bevacizumab (avastin)”, “palbociclib”, “ribociclib”, “fulvestrant” dhe “cetuximab”. Ata druajnë se se shpejti mund të mbarojnë edhe “trastuzumab emtansine (kadcyla), “nivolumab”, “cobimetinib” dhe “vemurafenib”.
“Klinika e onkologjisë nuk është në gjendje t’i përgjigjet numrit në rritje të pacientëve me kancer metastatik dhe kjo është një nga arsyet pse ka ardhur deri te kjo mungesë. Arsyeja e dytë dhe ajo që ne pacientët e shohim si rezultat pozitiv, është se u zgjatet jeta pacientëve dhe për këtë arsye ata kanë nevojë për këtë terapi. Edhe pse vitin e kaluar me aneks u miratuan mjete shtesë, duket se nuk ishin të mjaftueshme. Mungesë të terapisë ka nga dita e premte dhe onkologjia po përpiqet të marrë mjete shtesë për ta mbyllur këtë boshllëk deri në miratimin e buxhetit të ri”, deklaroi për AIM-n Ana Marjanoviq, paciente dhe pjesë e Shoqatës “Hema-onko”.
Marjanoviq thotë se si paciente dhe si shoqatë insistojnë të ketë ndryshim të Listës pozitive.
“Nëse Fondi i Shëndetësisë dhe Ministria kanë mirëkuptim për urgjencën e këtij ndryshimi dhe gjejnë zgjidhje adekuate, në të ardhmen këto probleme të mungesës së terapisë që do të thotë jetë për shumë pacientë, nuk do të jenë objekt i diskutimit. Prandaj përsëri apelojmë deri te Ministria dhe Fondi i Shëndetësisë të gjendet zgjidhje e menjëhershme për pacientët që gjatë kësaj periudhe kanë mbetur pa terapi, por edhe të punohet në zgjidhjen që këto barna në të ardhmen të jenë në Listën pozitive”, theksoi Marjanoviq
AIM është drejtuar edhe deri te Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji në Shkup.
“Situata me qasjen ndaj terapisë biologjike është rezultat i procedurave administrative që realizohen konform buxhetit të vitit 2024. Ky buxhet është hartuar në vitin paraprak në bazë të vlerësimeve të asaj kohe dhe nuk ka pasqyruar plotësisht nevojat momentale të klinikës. Gjithashtu, duhet të merret parasysh edhe rritja e vazhdueshme e numrit të pacientëve onkologjikë, si dhe kompleksiteti i proceseve administrative dhe financiare që ndikojnë në furnizimin e barnave”, kanë thënë nga Klinika.
Lidhur me sfidat që kanë të bëjnë me procedurat e tenderit, siç informojnë, tashmë po merren masa për planifikim më të mirë të furnizimeve dhe thjeshtësimin e procedurave në bashkëpunim me Fondin për Sigurim Shëndetësor dhe Ministrinë e Shëndetësisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Ndërprerja e seancës konsitutive, Bajrami i LDK-së: Vota e deputetit është e lirë, nuk jemi të gatshëm për marrëveshje politike

ESHS: Vitin e kaluar janë hedhur 790.866 ton mbeturina komunale, 438 kilogramë për banor

Të gjitha zhvillimet nga Kuvendi - a do të ketë vota të mjaftueshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare?

Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Për të tretën herë, Albulena Haxhiun dështon të bëhet kryeparlamentare

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

"Mbyllet kompania paralele e ujësjellësit dhe mbeturinave të Serbisë në Shtërpcë", Rizvanolli: Asnjë institucion i tillë nuk ka vend në Kosovë
Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë