LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Konstituimi i Kuvendit

Albulena Haxhiu nuk i merr sërish votat për kryeparlamentare – seanca vazhdon të premten

Përditesuar 23/04/2025 09:34

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës pritet të fillojë sot në ora 10:00. Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot për të pestën herë në përpjekje për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka ftuar të gjitha subjektet parlamentare në takim në ora 09:30.

Kuvendi ka mbetur pa zgjedhur kryeparlamentarin, pasi LVV propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por e njëjta u votua vetëm nga 57 deputetë.


LVV thotë se nuk do ta ndërrojë kandidaten për kryeparlamentare, ndërsa ka kërkuar marrëveshje politike për zgjedhjen e Albulena Haxhiut.

Telegrafi do të ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet në Kuvend.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-23-2025 11:27:33" ["time"]=> string(16) "23/04/2025 11:27" ["update"]=> bool(false) } 23/04/2025 11:27

Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme në raundin e tretë të votimit, duke e bërë këtë përpjekjen e saj të tretë të pasuksesshme për këtë pozitë kyçe në institucionin më të lartë legjislativ të vendit.

Procesi i votimit u karakterizua nga një mungesë e qartë e konsensusit ndërmjet subjekteve politike dhe përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë.

Tre deputetët e Nisma Socialdemokrate abstenuan. Ndërkohë, vota e deputetit Adem Hoxha nga partia Unike Gorane mbetet e paqartë ( as nuk ka votuar për/kundër e as abstenuar),  ndërsa në votim nuk morën pjesë fare nëntë deputetët e Listës Serbe.


Një votë pro kandidaturës së Haxhiut erdhi nga deputeti Veton Berisha i Partisë Liberale Egjiptiane, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për të kaluar pragun e kërkuar për zgjedhjen në krye të Kuvendit.

Ndërsa, deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, nuk ishte e pranishme në seancën plenare.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-23-2025 11:12:54" ["time"]=> string(16) "23/04/2025 11:12" ["update"]=> bool(false) } 23/04/2025 11:12

Ndërprerja e seancës konsitutive, Bajrami i LDK-së: Nuk jemi të gatshëm për marrëveshje politike

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami pas ndërprerjes së seancës konstituive tha se rrethanat nuk po ndryshojnë, ndërkaq ajo çfarë po kërkohet nga Lëvizja Vetëvendosje është të imponohet vota e deputetëve.

Bajrami tha se deputeti është i lirë dhe nuk i nënshtrohet asnjë mandati detyrues.

“Nuk jemi të gatshëm të kemi marrëveshje politike… Kryetari i Kuvendit zgjidhet në dy forma ose me marrëveshje politike ose duke sjell një kandidat që do të ishte i pranueshëm…


“E kemi potencuar disa herë se për Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk ka asnjë kandidat që do të votonim, pikë së pari për shkak të historisë së tyre dhe janë shkelës të kushtetutës”, tha ajo. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-23-2025 11:03:49" ["time"]=> string(16) "23/04/2025 11:03" ["update"]=> bool(false) } 23/04/2025 11:03

Krasniqi pas seancës: Kjo situatë është për keqardhje, LVV ka vendosur ta mbajë peng shtetin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas ndërprerjes së seancës konsitutive ku e propozuara e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu nuk mori votat e nevojshme tha se kjo situatë e krijuar është për keqardhje.

Krasniqi tha se po rrëshqasin në një fazë që nuk i ka ndodhur kurrë Republikës së Kosovës.

“… janë bërë 27 ditë prej kur janë certifikuar zgjedhjet dhe ende nuk ka institucione të themeluara nga verdikti i qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurt sepse LVV ka vendosur që të mbajë peng shtetin për shkak të tekeve të tyre për një emër të përveçëm…”, tha ai.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-23-2025 10:36:53" ["time"]=> string(16) "23/04/2025 10:36" ["update"]=> bool(false) } 23/04/2025 10:36

Për të tretën herë, Albulena Haxhiun dështon të bëhet kryeparlamentare

Albulena Haxhiu ka dështuar sërish të votohet për kryetare të Kuvendit.

Ajo mori vetëm 57 vota, kurse 46 deputetë ishin kundër dhe tre deputetë abstenuan.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari pas votimit ka ndërprerë seancës, ku tha se vazhdimi i saj do të jetë ditën e premte, në ora 10:00.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-23-2025 10:21:01" ["time"]=> string(16) "23/04/2025 10:21" ["update"]=> bool(false) } 23/04/2025 10:21

​Përfundon takimi konsultativ, kjo është përgjigja e Deharit

Ka përfunduar takimi konsultativ, që e ka ftuar kryesuesi i seancës Avni Dehari me përfaqësues të subjekteve politike.

Pas takimit, kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari tha se “tash e shohim” kur u pyet se çfarë u arrit në këtë takim.

Sot do të tentohet për herën e peste të konstituohet legjislatura e nëntë e Kuvendit.


Vazhdimi i seancës është paraparë të nisë sot nga ora 10:00, derisa Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-23-2025 10:12:26" ["time"]=> string(16) "23/04/2025 10:12" ["update"]=> bool(false) } 23/04/2025 10:12

Abdixhiku: Nëse nuk ka marrëveshje politike, seanca do të jetë e kotë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para nisjes së seancës tha se nëse gjatë këtyre dy ditëve nuk ka pasur marrëveshje politike edhe seanca e sotme do të jetë e kotë.

Ai tha se i takon partisë së parë të gjejë zgjidhje, pasi partitë tjera kanë shprehur gatishmëri për kompromis.

“Nëse nuk ka marrëveshje politike për zgjedhjen e kryeparlamentarit do të jetë një seancë sikurse të tjerat”, tha ai, raporton Telegrafi.


Sipas tij, LDK ndan pikëpamje krejt ndryshe prej partisë së parë edhe sa i përket qasjes, vizionit e politikave.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-23-2025 10:10:42" ["time"]=> string(16) "23/04/2025 10:10" ["update"]=> bool(false) } 23/04/2025 10:10

Haradinaj kritikon LVV: Nuk kanë qasje serioze ndaj temës së kryeparlamentarit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë disa kritika për qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj procesit të zgjedhjes së kryeparlamentarit, duke e cilësuar atë si jo serioze dhe të vonuar.

Haradinaj para mediave tha se kanë ofruar qëndrimin e tyre për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje, duke propozuar edhe dy emra si opsion për një kandidat unifikues, si Saranda Bogujevcin apo Shqipe Selimin.

“Shpresoj ta votojnë kryeparlamentarin. Kemi dhënë opsionin tonë, por nuk kemi informata të tjera. Kemi thënë se nëse ka kandidat unifikues, do ja japim votën”, deklaroi ai para nisjes së seancës së sotme.


Tutje, kreu i AAK-së pohoi se “posti i kryeparlamentarit nuk duhet të trajtohet si çështje politike dhe nuk do të duhej të ishte pengesë për konstituimin e Kuvendit”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-23-2025 09:58:26" ["time"]=> string(16) "23/04/2025 09:58" ["update"]=> bool(false) } 23/04/2025 09:58

Haxhiu: Ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e njëjtë

E propozuara për kryetare të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se qëndrimet e kësaj partie nuk kanë ndryshuar.

Ajo teksa hyri në Kuvendin e Kosovës tha se në takimin konsultativ i cili është paralajmëruar se do të nis në ora 09:300 do të shohin cilat janë qëndrimet e opozitës.

“Do ta kemi takimin konsulatitv dhe do të shohim se cilat do të jenë qëndrimet e opozitës ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e njëjtë”, tha ajo.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-23-2025 09:38:04" ["time"]=> string(16) "23/04/2025 09:38" ["update"]=> bool(false) } 23/04/2025 09:38

AAK merr pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga Dehari

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke marrë pjesë në takimi konsultativ të ftuar nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, deputetja Time Kadrijaj.

“Jemi në konsultime”, tha shkurtimisht ajo.


Më herët, AAK ka kundërshtuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, ndërsa ka njoftuar se nëse LVV propozon Saranda Bogujevcin ose Shqipe Mehmeti-Selimin për kryetare të Kuvendit mund të ndryshojnë qëndrim.