Pacientët me coronavirus të cilët janë trajtuar në spital ende vuajnë nga dëmtimi i mushkërive deri në tre muaj pas kthimit në shtëpi, zbulon studimi

Problemet e shumicës së njerëzve përmirësohen brenda gjashtë javësh, por studiuesit zbuluan se disa luftuan me probleme të frymëmarrjes dhe kollitje për shumë më gjatë.
Studiuesit në institucione të ndryshme në rajonin e Tirolit të Austrisë u kërkuan pacientëve me coronavirus të cilët ishin pranuar në spital të ktheheshin për vlerësim gjashtë, 12 dhe 24 javë pasi ishin lëshuar.
Në kohën e vlerësimit të tyre të parë, më shumë se gjysma e pacientëve kishin të paktën një simptomë të vazhdueshme, kryesisht vështirësi në frymëmarrje dhe kollitje, dhe skanimet me CT treguan ende dëmtime të mushkërive deri në 88 për qind, transmeton Telegrafi.
Por, në kohën e vizitës së tyre të radhës simptomat ishin përmirësuar dhe dëmtimi i mushkërive u zvogëlua në 56 për qind. Është shumë herët të kemi rezultate nga vlerësimet në 24 javë.
Dr Sabina Sahanic, një studente klinike në Klinikën Universitare në Innsbruck dhe pjesë e ekipit që kreu studimin, tha: “Lajmi i keq është se njerëzit tregojnë dëmtime të mushkërive nga COVID-19 javë pas rehabilitimit”.

Lajmi i mirë është se dëmtimi tenton të përmirësohet me kalimin e kohës, gjë që sugjeron se mushkëritë kanë një mekanizëm për të riparuar veten e tyre, shkruan dailymail.
Në vizitën gjashtë-javore, ekokardiogramat treguan se 48 pacientë (58.5 për qind) kishin mosfunksionim të barkushes së majtë të zemrës në pikën kur ajo është relaksuese dhe zgjeruese (diastola).
Treguesit biologjikë të dëmtimit të zemrës, mpiksjes së gjakut dhe inflamacionit u ngritën të gjithë në mënyrë të konsiderueshme.
Dr Sahanic shtoi: “Për fat të mirë, në grupin e Innsbruck, ne nuk kemi vërejtur ndonjë mosfunksionim të rëndë të zemrës të lidhur me coronavirusin në fazën post-akute”.
“Mosfunksionimi diastolik që kemi vërejtur gjithashtu tentonte të përmirësohej me kalimin e kohës”, përfundoi ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare