Osmani: Zgjedhjet presidenciale do të jenë të lira dhe të besueshme

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot ka realizuar takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemens Koja.
Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Osmani fillimisht potencoi rolin e rëndësishëm të misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë në veçanti në mbështetjen e proceseve reformuese të Qeverisë, ku edhe vlerësoi se neutraliteti i deritanishëm dhe kontributi që misioni dha në tejkalimin e shumë sfidave periudhën e kaluar, në veçanti në pjesën e reformave zgjedhore.
“Reformat zgjedhore janë një nga sfidat më të rëndësishme për periudhën e ardhshme, duke e kyçur këtu edhe zbatimin e të gjitha rekomandimeve të mëparshme të OSBE/ODHIR, në veçanti në prag të zgjedhjeve presidenciale, duke pasur parasysh se prioriteti ynë, janë zgjedhjet presidenciale të lira, të drejta dhe të besueshme”, tha Osmani.
“Gjatë kohës së bisedës bashkëbiseduesit iu referuan edhe mbështetjes dhe ndihmës të cilën Misioni i OSBE-së në Shkup ia siguron Republikës së Maqedonisë në drejtim të përmbushjes së reformave edhe në sferat tjera siç janë: gjyqësori, mediat, sektori civil etj, si dhe u diskutuan sfidat aktuale: për zbatimin e Planit 18 përgatitja e kontributit të vendit drejt Raportit të Komisionit Evropian, si dhe të gjitha aktivitetet tjera lidhur me realizimin final të qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë anëtarësim në BE dhe NATO”, thuhet në njoftimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë