Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu ka bërë thirrje grave iraniane që të mos heqin dorë nga të drejtat e tyre.
Këtë thirrje ajo e ka bërë përmes një deklarate dhënë për gazetaren iraniane, Masih Alinejad.
Në mesazhin e saj, Osmani ka thënë se lufta për liri kërkon çmim të lartë për ta paguar dhe këtu ajo ka përmendur edhe vuajtjet e Kosovës gjatë luftës së fundit.
“Gjithë bota po ju vështron. Mesazhi im për gratë dhe popullin e Iranit është që kurrë të mos hiqni dorë nga liritë tuaja. Kurrë mos hiqni dorë. Ne e dimë sa e vështirë dhe e dhimbshme është, por lufta për liri kërkon çmim të lartë për ta paguar. Ne kemi paguar çmim të lartë në luftën tonë për liri. Jemi me ju derisa të fitoni. Kurrë mos u dorëzoni”, ka thënë Osmani në një video mesazh.
“Njerëzit e Kosovës ishin viktima të një regjimi gjenocidal. E dimë se në këto situata janë gratë që vuajnë më së shumti, por edhe gratë janë ato që udhëheqin ndryshimin. Është e rëndësishme të mos dorëzoheni kurrë në luftë për liri. Ka qenë shumë e vështirë, por sot jemi pjesë e një shteti demokratik siç është Kosova”, është shprehur tutje ajo.
Ndryshe, mesazhi mbështetës i Osmanit për gratë dhe popullin iranian vjen pas rastit të rëndë të një vajze me origjinë kurde, e cila vdiq në një spital iranian pasi u arrestua nga policia fetare për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së Republikës Islamike.
22-vjeçarja Mahsa Amini udhëtoi me familjen e saj nga Kurdistani iranian në kryeqytetin Teheran, ku u arrestua nga “policia e moralit” për mos mbajtje të hixhabit.
Dëshmitarë të shumtë thanë se vajza u rrah në një furgon policie, por policia iraniane i hodhi poshtë pretendimet si akuza të pabaza. /Telegrafi/
“Don’t give up your fight, the world is watching Iranian women”
Kosovo President Vjosa Osmani talk directly to Iranian women through my live Instagram.
The brutal death of #MahsaAmini is becoming a turning point for Iranian women and a tipping point for the Islamic Republic. pic.twitter.com/7WsNzsvJ0y— Masih Alinejad ?️ (@AlinejadMasih) September 27, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri