Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe të gjithë gjeneralët e Forcës.
Osmani me këtë rast ka thënë se do të mbështesë FSK-në në planin e tranzicionit, që sipas saj, do të ishte ideale të përfundonte para afatit të paraparë prej 10 vjetësh.
Komandantja supreme e FSK-së tha se Ushtria e Kosovës do të vazhdojë të jetë shembull i profesionalizmit dhe besueshmërisë.
“Si komandante supreme e FSK-së ju ofroj gjithë mbështetjen time, gjithë gatishmërinë që të punojmë në mënyrë që procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë të bëhet sa më parë që të jete e mundur, që të ketë mbështetjen e nevojshme buxhetore në mënyrë që ky tranzicion të kompletohet me kohë, e në mënyrë ideale do të ishte nëse do të mund ta përfundojmë edhe më herët dhe natyrisht t’i sigurojmë përkrahje sa më të madhe ndërkombëtare edhe për bashkëpunim bilateral që FSK ta ketë dhe ta avancojë me shtetet veç e veç, por edhe pjesëmarrje në organizata shumëpalëshe e në veçanti aty ku e kemi synimin kryesor”, tha Osmani, transmeton KP.
Presidentja Osmani tha se Ushtria e Kosovës është e gatshme që të ecë drejt anëtarësimit në NATO.
Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se FSK ka hyrë tashmë në fazën komplekse të tranzicionit, për çka nevojitet përkrahje nga shteti.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është ndër institucionet më të besueshme falë angazhimit, përkushtimit dhe profesionalizmit të treguar që nga ushtarët e deri te niveli më i lartë, kemi arritur që ta mbajmë për 10 vjet këtë primat. Është lehtë të jesh i pari, por të mbash këtë pozitë është pak më e vështirë, por me angazhimin e të gjithëve dhe përkrahjen e institucioneve, por edhe e juaja si komandante supreme padyshim që do ta mbajmë dhe do të kryejmë të gjitha obligimet tona. Faza e tranzicionit është pak sfiduese, tash kemi hyrë në fazën më komplekse që kërkon përkrahjen edhe nga ana juaj, por edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Të gjitha zotimet që i kemi marrë dhe përkushtimi ekzistues besoj se do t’ia arrijmë qëllimin dhe synimin tonë të përbashkët. Kjo është e arritur e përbashkët për sa i përket Forcës së Sigurisë së Kosovës jemi 24/7 që t’u dalim në ndihmë të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim”, tha gjeneral Rama.
Takimin me kreun e FSK-së, Osmani e ka bërë në ditën e saj të parë të punës si presidente e Kosovës.
Ndryshe, Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që çoi drejt pavarësimit të Kosovës. Kjo Forcë, është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s, por misioni dhe kapacitetet e saj, nuk përkuan me ambicien e institucioneve, që Kosova ta ketë ushtrinë e saj.
Pas përfundimit të konfliktit të armatosur të vitit 1999, në marrëveshje me NATO-n, ishin formuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës, si forcë për emergjenca. Kjo Trupë më pas ishte shndërruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ndërkaq, hapi tjetër, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ishte që kjo Forcë të transformohej në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në vitin 2018 përfundimisht tri ligjet, me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. Ndonëse emri i FSK-së nuk pëson ndryshime për shkak të pamundësive për ndryshime kushtetuese, ligjet e miratuara vlerësohet se i japin FSK-së kapacitete ushtarake gjatë një procesi transformimi brenda disa viteve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës