LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Thaçin nuk e ndalin rezolutat, duhen protesta masive

Osmani: Thaçin nuk e ndalin rezolutat, duhen protesta masive
Vjosa Osmani (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Vjosa Osmani thotë se më 7 shtator, kur Thaçi udhëton për Bruksel, do të duhej të protestonim masovikisht.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani përmes një shënimi në Facebook ka thënë se Rezoluta e Kuvendit të Kosovës është e pamjaftueshme për të ndalur, siç ka thënë “aventurat e rrezikshme të Thaçit”, përcjell Telegrafi.

Ajo thotë se “Thaçi mbanë titullin e kampionit për shkelje të Rezolutave të Kuvendit”.


Postimi i plotë

Rezoluta e Kuvendit të Kosovës do të jetë e rëndësishme, por me gjasë e pamjaftueshme, për të ndalur aventurat e rrezikshme të Thaçit në dëm të sovranitetit të vendit. Thaçi mbanë titullin e kampionit për shkelje të Rezolutave të Kuvendit.

Prandaj, më 7 shtator, kur Thaçi udhëton për Bruksel për të bërë edhe një hap tutje drejt ndarjes së Kosovës, ne qytetarët e Kosovës, do të duhej të protestonim paqësisht, por masovikisht, për t’i dëshmuar atij dhe kujtdo tjetër që Kosova është një dhe e pandashme./Telegrafi/