LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Tani duhet të vazhdojmë me reformat

Osmani: Tani duhet të vazhdojmë me reformat

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në një konferencë për shtyp deklaroi se e kemi pritur këtë lajm të mrekullueshëm prej shumë kohësh.

Ai tha se një kalavar i gjatë ka kaluar plot 20 vjet para kur kemi nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe 15 vjet më parë kur kemi marrë statusin kandidat për në BE.

Ai pohoi se tani nuk ka më asnjë dilemë, duhet të vazhdojmë vetëm reformat.


“Ky vendim nuk është dhuratë dhe as vendim politik por vetë puna jonë e përditshme që 27 vendet anëtare të arrinin në konkluzion se duhet të hapnin negociatat me ne pa asnjë kusht”, tha Osmnain.

Ai theksoi se luftën tani e kemi me coronavirusin por do ta fitojmë edhe këtë betejë. Duhet të jemi vetëm optimist, duhet vetëm të respektojmë këto masa që kemi marrë dhe më pas ardhmëria do të jetë e garantuar.

“Edhe këtë luftë do ta fitojmë dhe më pas do t’i përkushtohemi vetëm integrimeve për në Bashkimin Evropian. Ky lajm që morëm sot do të na ndihmojë edhe në luftën ndaj sfidës së sotme që do ta fitojmë me patjetër dhe më pas vetëm prosperitet do të ketë për vendin tonë”, tha Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori