LAJMI I FUNDIT:

Osmani takim lamtumirës me ambasadorin zviceran Jean-Hubert Lebet

Osmani takim lamtumirës me ambasadorin zviceran Jean-Hubert Lebet

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin zviceran në Prishtinë, Jean-Hubert Lebet, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në vendin tonë.

Osmani e falënderoi ambasadorin Lebet për punën e shkëlqyer si përfaqësues i Zvicrës në Kosovë, si dhe për angazhimin aktiv dhe përmbajtësor gjatë misionit të tij diplomatik.

Ajo gjithashtu shprehu mirënjohje për ndihmën që shteti i Zvicrës i ka ofruar Kosovës në pandeminë me COVID-19 dhe për mbështetjen jashtëzakonisht të vlerësuar në përballimin e kësaj sfide të përbashkët.


Të dyja palët u dakorduan që për një menaxhim të suksesshëm të kësaj situate, rimëkëmbja ekonomike dhe përkujdesja për shëndetin e qytetarëve duhet të jenë prioritete paralele, sepse, siç theksuan ata, pa shëndet të qytetarëve nuk ka as zhvillim ekonomik dhe anasjelltas.

Për më tepër, kryetarja Osmani theksoi që gjatë misionit diplomatik të Hubert është vërejtur një prezencë akoma më dinamike e Zvicrës në Kosovë në fusha dhe temat që prekin përditshmërinë e qytetarëve të Kosovës, në mesin e të cilave dalloi luftimin e korrupsionit edhe mbështetjen për promovimin dhe avancimin e të drejtave të grupeve të margjinalizuara.

Në fund, kryetarja Osmani i uroi ambasadorit Lebet suksese në angazhimin e mëtejmë dhe e siguroi atë që institucionet e Kosovës do të jenë mikpritëse ndaj pasardhësit të tij për të vazhduar bashkëpunimin në mes dy vendeve mike.

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori