LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Simovski: Regjistrimi është obligim dhe detyrë për të gjithë qytetarët

Osmani-Simovski: Regjistrimi është obligim dhe detyrë për të gjithë qytetarët

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim pune me Drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski dhe zëvendës drejtorin, Ilmi Selami.

Sipas njoftimit të MPJ-së, takimi ishte me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në mënyrë që të organizohet pa pengesa procesi i regjistrimit të ardhshëm, ku u bisedua për të gjitha pyetjet në lidhje me mënyrën dhe procedurën e regjistrimit të popullsisë jo-rezidente.

Sipas Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave në Republikën e Maqedonisë Veriut në vitin 2021, përveç qytetarëve të vendit të cilët janë të pranishëm në vend gjatë regjistrimit, do të regjistrohen edhe shtetasit që janë qytetarë jo-rezidentë, dmth ata të cilët gjatë periudhës së regjistrimit gjenden jashtë vendit. Në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Jashtme do të jetë pjesë aktive në këtë operacion më të gjerë statistikor në përputhje me kompetencat e saja.


“Të gjithë ne, pa përjashtim, kemi detyrim për ta zbatuar këtë proces në mënyrë efikase dhe me përgjegjësi, në përputhje me kompetencat tona. Shoqëritë demokratike nuk mund të funksionojnë drejtë pa një bazë të fortë të statistikave të sigurta dhe objektive. Regjistrimi garanton politikë demokratike, të drejtë dhe të qëndrueshme që buron nga qytetarët dhe është e destinuar për qytetarët” tha Osmani, duke shtuar se kapacitetet e të gjithë Ministrisë dhe misioneve diplomatike dhe konsullore do të vendosen për të kryer një operacion të suksesshëm të regjistrimit për popullatën jorezidente.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori