LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Reformat do të vazhdojnë, pavarësisht sfidave politike

Osmani: Reformat do të vazhdojnë, pavarësisht sfidave politike

Zv.kryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me delegacionin e Ministrisë së Drejtësisë dhe sigurisë të Mbretërisë së Holandës, përfaqësuar nga Arjen Taselar, Shef i Departamentit për Marrëdhënie dhe Projekte Ndërkombëtare, Hans Jonkher Koordinator për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Ballkanit Perëndimor dhe qasje në BE.

Në takim u diskutua për mundësitë për mbështetje të procesit të reformave në Republikën e Maqedonisë, veçanërisht në ofrimin e ekspertizës në fushat kyçe, siç janë gjyqësori, të drejtat themelore, sundimi i së drejtës, siguria dhe kështu me radhë.

“Një prej sfidave tona më të larta është ruajta e momentit të reformave, sipas udhëzimeve të Samiteve të qershorit të BE-së, veçanërisht në pjesën e reformës gjyqësore dhe sigurimit të së drejtës”, theksoi Osmani, duke potencuar fillimin e procesit të suksesshëm të skriningut vëzhgues pikërisht me kapitullin 23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore.


Në takim, Osmani referoi edhe mbi situatën aktuale politike, duke shprehur bindjen para bashkëbiseduesve, se sfidat aktuale politike nuk do të rrezikojnë agjendën e reformave të Qeverisë dhe se reformat e parashikuara do të zbatohen në kohë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori