LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Një shtet shpërfaqë zhvillimin dhe emancipimin, kur tregon vëmendjen për personat e moshuar

Osmani: Një shtet shpërfaqë zhvillimin dhe emancipimin, kur tregon vëmendjen për personat e moshuar

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani për nder të Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve dhe në kuadër të projektit “Furnizimi me mjete mbrojtëse kundër Covid-19 për kategoritë e rrezikuara sociale”, ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Kuvendi, Osmani theksoi se një shtet shpërfaqë zhvillimin dhe emancipimin shoqëror, atëherë kur tregon vëmendjen dhe kujdesin e nevojshëm për personat e moshuar.

Në takim me të moshuarit, u theksua nevoja për zgjerimin e rrjetit të shtëpive për të moshuar dhe në komunat e tjera.


Zonja Osmani tha se sfida me pandeminë vuri në pah punën e madhe dhe rëndësinë e profesionit të mjekëve e infermierëve.

“Ishte lajm shqetësues përhapja e infeksionit në Shtëpinë e të Moshuarve, ndaj na gëzon fakti që e kaluat me lehtësi dhe pa raste fataliteti”, ka thënë kryetarja Osmani në takim me të moshuarit.

Banorët e Shtëpisë së të Moshuarve, shprehën falënderimin për mbështetjen institucionale, shpalosën kërkesat dhe rrëfyen pjesë të përditshmërisë së tyre, duke potencuar përkushtimin e profesionistëve shëndetësor për ta.

Projekti është mbështetur nga Kuvendi i Kosovës dhe Ambasada e Luksemburgut, ndërkaq është realizuar nëpërmjet Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK).

Në trend Lajme

Më shumë
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Kronika e Zezë
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

Lajme
Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Lajme
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Kronika e Zezë
Kalo në kategori