LAJMI I FUNDIT:

Osmani në vizitë pune në Hungari, Kroaci, Itali dhe Belgjikë

Osmani në vizitë pune në Hungari, Kroaci, Itali dhe Belgjikë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për çështje Evropiane, Bujar Osmani nesër, 27.05.2019 (e hënë), udhëton në vizitë pune në Republikën e Hungarisë. Gjatë vizitës në Republikën e Hungarisë, zëvendëskryeministri Osmani do të mbajë takim me Sabolç Takaç, Ministrin shtetëror për çështje evropiane në zyrën e Kryeministrit dhe përfaqësues i Republikës së Hungarisë në Bashkimin Evropian, poashtu do të takojë edhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Sijarto.

Siç njoftojnë nga SÇE, nga Hungaria Osmani vazhdon në vizitë pune në Republikën e Kroacisë, ku me 28.05.2019 (e martë), do të mbajë takim me Ministren për Punë të Jashtme dhe çështje evropiane, Marija Pejqinoviq Buriq, ndërsa do të mbajë takim edhe me Kryetarin e Komisionit për çështje evropiane në Kuvendin e Kroacisë, Domagoj Ivan Millosheviq.

Temat qendrore të takimeve do të jenë perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE si dhe mbështetja nga ana e Hungarisë dhe Kroacisë për vendin në prag të samiteve kyçe evropiane në qershor.


Të enjten, 30.05.2019, zëvendëskryeministri Osmani do të udhëtojë në vizitë pune në Itali, ndërsa të premten, 31.05.2019 do të bëjë vizitë pune edhe në Belgjikë. Osmani gjatë vizitave është e paraparë të realizojë sa më shumë takime me përfaqësuesi e udhëheqjes shtetërore nga të dy vendet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori