LAJMI I FUNDIT:

Osmani në takim me Stoltenberg, diskutojnë për situatën me pandeminë

Osmani në takim me Stoltenberg, diskutojnë për situatën me pandeminë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, vizitën e punës në Mbretërinë e Belgjikës e shfrytëzoi të realizojë vizitë në selinë e NATO-s, ku kishte takim me Sekretarin Gjeneral Jens Stoltenberg.

“Për mua personalisht, vizita e sotme në NATO është më shumë se simbolike, është vizita ime e parë zyrtare këtu, pas marrjes së funksionit, prijës i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, e cila sot është anëtarja e 30-të, e plotë, e Aleancës dhe kjo është ndjenjë e mirë – të jesh edhe zyrtarisht pjesë e aleancës më të rëndësishme (më të fortë) politike (ushtarake) në botë”, tha Osmani.

Osmani dhe Stoltenberg biseduan rreth aktiviteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në drejtim të rrumbullakësimit (të procesit për) integrimin e plotë të vendit në strukturat e NATO-s, finalizimin e kornizës juridike, ratifikimit të marrëveshjeve që dalin nga anëtarësimi ynë në organizatë dhe aktivitete tjera që dalin nga anëtarësia.


Në takim u shkëmbyen edhe më shumë mendime rreth situatës politike dhe të sigurisë në rajon dhe më gjerë, si dhe për pjesëmarrjen tonë në planet e mëtutjeshme dhe aktivitetet e Aleancës, gjithashtu u bisedua edhe për gjendjen aktuale më Covid-19 – pandeminë, ku bashkërisht u konstatua nevoja e bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të NATO-s dhe me vendet anëtare në ballafaqimin me këtë krizë globale.

“Në veçanti i jemi mirënjohës të gjithë vendeve anëtare dhe partner që siguruan ndihmë për vendin tonë, e çmojmë si shkallë të lartë të solidaritetit, si parim kyç mbi të cilin bazohet NATO”, tha Osmani.

Osmani është në vizitë dy ditore në Luksemburg dhe në Belgjikë, në kuadër të aktiviteteve diplomatike për vizitën e kryeqendrave evropiane me qëllim prezantimin e dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori