LAJMI I FUNDIT:

Osmani në Bruksel: Për bisedimet me BE-në kanë kontribuar të gjitha qeveritë (Video)

Osmani në Bruksel: Për bisedimet me BE-në kanë kontribuar të gjitha qeveritë (Video)

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili po qëndron në Bruksel për fillimin e procesit të skriningut për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, sot në konferencë për shtyp tha se Maqedonia është gati për fillimin e bisedimeve me BE-në.

Ai tha se për këtë moment kanë kontribuar të gjitha qeveritë e mëhershme të Maqedonisë.

“Dje Maqedonia zyrtarisht ka filluar procesin e skriningut për anëtarësim në BE. Ky është moment të cilin e kemi pritur gjatë, ndërsa është proces që kanë kontribuar të gjitha qeveritë. Maqedonia është gati për anëtarësim dhe këtë herë nuk ka kthim prapa. Falënderojmë BE-në dhe ju sigurojmë se do të japim angazhim maksimal në procesin e bisedimeve me BE-në”, tha mes tjerash Osmani.


Ai u pyet edhe për referendumin e së dielës në Maqedoni për marrëveshjen me Greqinë, duke thënë se është mjaft optimist se do të përmbushen të dy kushtet e referendumit edhe censusi dhe shumica.

Ndërsa komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, tha se nuk duhet të humbet asnjë ditë për përgatitjen e bisedimeve. Ai foli edhe për qëndrimin e presidentit Ivanov për bojkot të referendumit, duke thënë se ajo nuk është shprehje e demokracisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori