Osmani: Na nevojitet mbështetje në zgjerimin e tregimit evropian të Ballkanit
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar osmani mbajti takim me përfaqësues nga ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Christian Helbah dhe Tomas Osovski të cilët për vizitë pune ndodhen në vendin tonë.
“Nga aspekti i integrimeve evropiane Gjermaninë gjithmonë e kemi konsideruar si partneri ynë strategjik, në iniciativat e së cilës gjejmë motivimin dhe perspektivën për suksesin tonë”, deklaroi Osmani duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e RF të Gjermanisë për përpjekjet tona në përmbushje të rekomandimeve të BE-së si dhe për aktivitetet në përgjithësi të Gjermanisë në drejtim të mbështetjes së politikës së zgjerimit të BE-së të vendeve të Ballkanit Perëndimor, njofton Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga kabineti i Osmanit, gjatë kohës së takimit Osmani iu referua dinamikës së zbatimit të reformave të parapara në Planin 18, ku edhe theksoi vazhdueshmërinë e procesit reformues përmes progresit konkret në fushat kyçe të reformave – gjyqësori, shërbimet e sigurisë dhe të inteligjencës, reforma në administratën publike dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që do të paraqesin bazë për Raportin e sivjetmë të Komisionit Evropian, dhe njëkohësisht shprehu edhe bindjen se e njëjta në cilësi do ta zëvendësojë atë të vitit të kaluar.
“Periudha që vijon është e domosdoshme të kemi mbështetje nga ana e gjithë miqve tanë brenda Unionit, për ta zgjeruar tregimin tonë Evropian të Ballkanit, dhe të mënjanojmë skepticizmin evropian përmes konfirmimit të vendimit për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut në Samitet e qershorit të Bashkimit Evropian”, theksoi Osmani.
Bashkëbiseduesit gjatë bisedës iu referuan edhe mbështetjes financiare dhe zhvillimit bilateral të Maqedonisë së Veriut ku edhe shprehën bindje të përbashkët se e njëjta do të vazhdojë edhe më tej me intensitet të përforcuar në të gjitha sferat të interesit të përbashkët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime