LAJMI I FUNDIT:

Osmani, Mustafës: Ishte viti 2013 kur mendoja që vërtet lideri i partisë nuk nënshkruan vendime të dëmshme – mos i besoni askujt symbyllur

Osmani, Mustafës: Ishte viti 2013 kur mendoja që vërtet lideri i partisë nuk nënshkruan vendime të dëmshme – mos i besoni askujt symbyllur

Kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani e ka quajtur të dëmshme marrëveshjen për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ajo në fjalën e saj në interpelancën me kryeministrin Avdullah Hoti për asociacionin, e ka quajtur katastrofale marrëveshjen e vitit 2013 në Bruksel për formimin e asociacionit, teksa u ka bërë thirrje deputetëve që të kenë kujdes se çfarë po votojnë në të ardhmen në Kuvend.

“Pse qenka e pamundur që marrëveshja e vitit 2013 të mos zbatohet? Një marrëveshje, e cila thotë se strukturat serbe të sigurisë, pra pikërisht ato që vrisnin shqiptarë pasluftës në veri, mund të hyjnë në institucionet tona të sigurisë, deri dje duke marrë vendime në gjykata paralele kundër shqiptarëve të Kosovës, e hajde nesër t’i njohim ato vendime të gjykatave paralele ilegale kriminale e t’i bëjmë pjesë të gjykatave tona”.


“A kjo na qenka marrëveshje e mirë a, pse me i vendos pikë një marrëveshje të tillë veç pse janë mashtruar 2/3 e deputetëve në vitin 2013? Ju e dini shumë mirë në mbrëmje ka ardhur ajo marrëveshje, në mesnatë janë detyruar deputetët ta votojnë, andaj kur i dëgjoj sot disa deputetë me sa lehtësi dalin e thonë mos u mërzitni, e kemi kryeministrin, se ai nuk nënshkruan vendime të dëmshme, po ma kujton veten e vitit 2013 kur mendoja që vërtet lideri i partisë nuk nënshkruan vendime të dëmshme. Kështu që mos i besoni askujt symbyllur”, tha Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Donika Gërvalla voton në Gjermani

Donika Gërvalla voton në Gjermani

Lajme
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Lajme
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

Lajme
Kalo në kategori