LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Maqedonia e Veriut tregoi pjekuri dhe gatishmëri për fillimin e negociatave me Unionin

Osmani: Maqedonia e Veriut tregoi pjekuri dhe gatishmëri për fillimin e negociatave me Unionin

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me Delegacionin e Komisionit të Përhershëm për Çështje Evropiane në Parlamentin e Mbretërisë së Holandës, kryesuar nga Kryetari i Komisionit dhe shef i delegacionit Hajke Veldman.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, tregoi pjekuri dhe gatishmëri të jashtëzakonshme për fillimin e negociatave aderuese me Unionin, edhe atë jo vetëm me sukseset e jashtëzakonshme në zgjedhjen e çështjeve të hapura më të mëdha me fqinjët, por edhe me intensitetin dhe cilësinë e reformave të zbatuara”, theksoi Osmani duke potencuar marrëveshjen e Prespës krijimin e saj, verifikimin dhe tani, zbatimin e saj, si një mrekulli e vogël diplomatike që më shumë bëhet shembull për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ekziston progres serioz në implementimin e reformave në gjitha fushat kyçe të definuar nga ana e Këshillit të Evropës vitin e kaluar, progres që është shënuar me trak-rekord të përshtatshëm, që është në ndërtim të përhershëm”, theksoi Osmani, duke potencuar edhe në zgjedhjet e suksesshme presidenciale që pa mëdyshje referojnë në pjekurinë politike dhe demokratike të vendit, dhe përgatitja e saj për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian këtë vit.


Në takim, siç njoftojnë nga kabineti i Bujar Osmanit, u hapën temat lidhur me bashkëpunimin bilateral mes Mbretërisë së Holandës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila u realizua në dy dekadat e fundit, në vlerë prej më shume se 150 milion euro, dhe do të vazhdojë të realizohet edhe në periudhën e ardhshme, kryesisht në drejtim të mbështetjes së projekteve lidhur me integrimin evropian të vendit.

Osmani theksoi mirënjohje të sinqertë deri tek delegacioni holandez, për mbështetjen në përgjithësi që vendi e merr nga Mbretëria e Holandës, duke shprehur shpresë se e njëjta do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, në veçanti në drejtim të mbështetjes së integrimeve evropiane të vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Lajme
Kalo në kategori