LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Ligji për dialogun lë hapësirë për t’u negociuar shtetësia e territori i Kosovës (Video)

Osmani: Ligji për dialogun lë hapësirë për t’u negociuar shtetësia e territori i Kosovës (Video)

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nëse Ligji për dialogun miratohet si është, lë hapësirë për negocimin e territoreve.

Osmani, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se nëse Ligji për dialogun miratohet pa u ndryshuar, Hashim Thaçi do të ketë hapësira manovrimi.

“Ligji për ne si LDK është i panevojshëm dhe i kotë. Mirëpo nëse miratohet edhe në lexim të dytë kështu si është, arrin efekte të rrezikshme pasi lë hapësirë për t’u negociuar shtetësia e territori”, tha ajo, përcjell Telegrafi.


Osmani thotë se e ka thënë Bashkimi Evropian se ekipi negociator do të jetë ndihmës i Hashim Thaçit, pasi formati i përcaktuar është në nivel presidentësh.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka thënë se PSD është subjekti opozitar që është tërhequr nga rrëzimi i Qeverisë dhe i është bashkuar koalicionit PANA.

Sipas Osmanit, të jeshë në anën e Qeverisë nuk nënkupton vetëm të futesh në Qeveri, por ka edhe shumë mënyra tjera që sipas saj PSD tashmë po “përfiton” nga pozicioni i saj i ri politik.

“Ne i kemi pasur nënshkrimet e mbledhura para se PSD t’i sjellë nënshkrimet. Është PSD-ja ajo që u tërhoq në mënyrë që të mos shkohet në zgjedhje, vendosi të bëjë pazare të ulëta politike që po mundohen t’i paraqesin si të mira”, tha Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori