LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Kroacinë e konsiderojmë një partner brenda BE-së për realizimin e ambicieve tona evropiane

Osmani: Kroacinë e konsiderojmë një partner brenda BE-së për realizimin e ambicieve tona evropiane

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, vizitën e tij të punës në Kroaci e filloi duke u takuar me Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Osmani falënderoi Plenkoviqin për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë dhe angazhimin e jashtëzakonshëm gjatë presidencës së saj me Këshillin e Bashkimit Evropian, nën dirigjencën e së cilës Këshilli i BE-së arriti konsensus dhe vendosi të fillojë negociatat aderuese me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë.

“Ne Kroacinë mike e kemi një partner të sinqertë, mbështetës tradicional të aspiratave tona për integrim në familjen evropiane. Veçanërisht e vlerësojmë faktin që Kroacia gjatë gjithë periudhës së kaluar besonte fort në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një lidhje e rëndësishme në krijimin dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon”, tha Osmani.


Kryeministri Plenkoviq tha se Kroacia do të vazhdojë me mbështetjen e saj të fortë dhe të vendosur për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, zëshëm do të angazhohet në procesin e harmonizimit të kornizës negociuese dhe fillimin zyrtar të negociatave aderuese me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të këtij viti.

Gjatë ditës, Ministri Osmani do të takohet me homologun e tij kroat, Goran Grlic Radman, dhe gjatë vizitës, ai do të qëndrojë edhe në Parlamentin Kroat, ku do të takohet me Kryetarin e Këshillit Parlamentar të Politikës së Jashtme, Gari Capelli, Kryetarin e Këshillit për Çështje Evropiane, Domagoj Hajdukoviç dhe deputeten Ermina Lekaj Prljaskaj, e cila përfaqëson pakicat kombëtare të maqedonasve, shqiptarëve, malazezëve, boshnjakëve dhe sllovenëve.

Në margjinat e vizitës së tij në Kroaci, Ministri Osmani pritet të jep intervistë për të përjavshmen prestigjioze kroate “Nacional”.

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori