Kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se është e qartë si kristali për secilin qytetar të Kosovës se Qeveria aktuale është ndërtuar me ndihmën e presidentin Hashim Thaçi.
Ajo tha se Avdullah Hoti mban postin e kryeministrit me vullnetin e Thaçit dhe se kjo dihet fare mirë, sipas saj, pavarësisht që s’e pranojnë.
Për më tepër Osmani ka hedhur akuza ndaj bashkëpartiakut të saj se punoi për një koalicion me AAK-në dhe Nismën edhe kur ishin duke negociuar me Vetëvendosjen.
“Kjo qeveri është plan, nuk është pasojë. Së paku unë e kam vërejtur nga 6 tetori e tutje, mund të ketë pasë edhe më herët. Tash nga diskutimet që i kam me njerëz të ndryshëm më tregojnë që ka pasë plan dhe pastaj ka pasë veprime intensive ku edhe vetë Hoti, së paku nga ajo që më kanë treguar deputetët e LDK-së, kur ne negocionim me Vetëvendosjen ai fliste me deputetë të LDK-së dhe iu thoshte që kjo do të dështojë. Ne do të shkojmë në Qeverinë LAN dhe kërkonte votën e tyre. Më konkretisht në muajin janar takohej me deputetë të LDK-së dhe këtë ma kanë thënë vetë deputetët e LDK-së”, tha Osmani në Rubikon të Klan Kosovës.
“Këtë e dinë shumë mirë shumë njerëz që janë madje edhe ministra. Madje edhe e kanë thënë disa prej tyre në takimet e përbashkëta me shumë njerëz kur është vendosur të shkohet në koalicion me ta. Njëri prej tyre iu tha: “Në rregull po e kuptojmë që po shkoni në koalicion me AAK-në dhe Nismën, por mos u sillni sikur nuk e keni ditur sepse ju keni punuar prej ditës së parë për këtë koalicion”. Unë e kuptoj që për momentin këta njerëz nuk dalin dhe nuk i tregojnë këto gjëra. Mirëpo është joetike mos të kandidosh në zgjedhje dhe prapa shpinës së kandidates për kryeministre përderisa ne negocionim me një partner tjetër, të shkosh dhe të flasësh me deputet të LDK-së dhe t’u kërkosh atyre votën për një qeveri tjetër kur je kryeministër, së paku lufto ndër sy, puno ndër sy”.
“Kur po e shoh si kanë qenë planet nga fillimi, më bën të mendoj se edhe atëherë, akterët e ndryshëm politikë do ta krijonin situatën që do të parandalohej koalicioni me LVV dhe do të tentohej të shkohej me të tjerët. Shumë nga LDK nuk e kanë pasur seriozisht bashkëpunimin me VV-në”.
“Arsyeja përse hyra te tema e legjitimitetit politik është se në qoftë se ne e konsiderojmë në rregull që kandidat të tjerë të kërkojnë besimin qytetar në platforma komplet tjera dhe pastaj t’u servohet qytetarëve e kundërta nga ata që kanë shfaqur besim, është e dëmshme për demokracinë, kjo nuk është demokraci.
Osmani tha se kishte kërkuar nga kryetari Isa Mustafa që nëse nuk funksionon partneriteti me VV-në, LDK të qëndrojë në opozitë dhe të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet