LAJMI I FUNDIT:

Osmani – Escobar: Arritja e progresit në procesit eurointegruese të RMV-së është investimi më i sigurt për stabilitetitin në vend dhe rajon

Osmani – Escobar: Arritja e progresit në procesit eurointegruese të RMV-së është investimi më i sigurt për stabilitetitin në vend dhe rajon

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi bisedë telefonike me Gabriel Escobar, Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësues Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Në fokus të bisedës ishin temat që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe nevojën për tejkalimin sa më të shpejtë të dallimeve mes dy vendeve, e me të heqjen e pengesës për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

“Në kontekstin e sfidave aktuale të sigurisë, procesi i zgjerimit të BE-së është një politikë sigurie dhe për këtë arsye arritja e progresit në proceset eurointegruese të Maqedonisë së Veriut është investimi më i sigurt për stabilitetin në vend dhe rajon”, theksoi Osmani, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për qëllimet strategjike të Maqedonisë së Veriut, si dhe për kontributin e përgjithshëm në stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të Ballkanit Perëndimor.


Gjatë bisedës, Osmani theksoi nevojën e një pranie të përforcuar amerikane në rajonin tonë si garanci e fortë për sigurinë rajonale dhe evropiane. Bashkëbiseduesit i përshëndetën marrëdhëniet bilaterale dhe partneritetin tradicional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së dhe diskutuan për mundësitë për avancimin e mëtejmë të partneritetit strategjik dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori