LAJMI I FUNDIT:

Osmani ende nuk ka vendosur nëse do t’i hyjë garës për kryetare të LDK-së

Osmani ende nuk ka vendosur nëse do t’i hyjë garës për kryetare të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk ka qenë më unike. E ky unitet duhet të ruhet edhe në zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen në fillimin e vitit të ardhshëm, e që do të përfundojnë diku në muajin maj.

Kështu shprehet deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, në pjesën e dytë të intervistës për KosovaPress.

Osmani pret që gara për kreun e LDK-së të jetë demokratike, e hapur, fer, me respektim të statutit dhe me shumë kandidatë, e jo si herëve të kaluara me vetëm një kandidat.


“Për momentin në LDK është një bashkëpunim shumë më i mirë se që ka ekzistuar më herët. Ka gjëra sikur në çdo parti tjetër për të cilat mund të kemi mendime të ndryshme. Por me rëndësi është që ka një kauzë të përbashkët që na bënë bashkë. Dhe po punohet që LDK-ja të fuqizohet çdo ditë. Isa Mustafa është akoma duke drejtuar partinë, pavarësisht se ende është në proces të rehabilitimit, mirëpo çdo ditë e më shumë aktiviteti i tij në parti po shtohet, koordinimi i tij me deputetët, Kryesinë, deputetët po shtohet. Grupi ynë është në kontakt çdo ditor me të për të koordinuar veprimet”, tha Osmani.

Ajo shprehet e bindur se fitore në zgjedhje mund të arrijnë vetëm duke qenë bashkë. Por, Osmani ka rikujtuar se LDK-ja nuk mund të fuqizohet pa e zhvilluar demokracinë e brendshme dhe të hapen dyert për të rinjtë.

“Nuk e di kush do të jenë kandidatët. Por ajo që dua të them është se do të ishte jo normale për një parti që synon të ketë demokraci të brendshme të mos kishte më shumë kandidatë. Përkundrazi ekzistimi i më shumë kandidatëve është pasuria e vërtetë në LDK. Ekzistimi i garës është ajo që e forcon një parti. Më e rëndësishmja është ajo që brenda partisë të jetë një garë fer, demokratike, që e respekton statutin dhe një garë që zhvillohet duke garuar për vlera, ide të ndryshme dhe gjithnjë duke pasur respekt të ndërsjellë. Fokusi im është këtu që ta ruajmë këtë unitet të brendshëm që është ndërtuar nga zgjedhjet e fundit parlamentare në LDK, të tentojmë të tejkalojmë çfarëdo dallimi që kemi sepse është me rëndësi që LDK të jetë e fuqishme”, thotë Osmani.

Në majin e vitit 2015,  deputetes Osmani nuk i ishte lejuar që të garojë për kryetare të LDK-së, ani pse kundër statutit të partisë, meqë ishte vendosur që ajo duhet t’i marrë 50 plus një për qind të votave të delegatëve në mënyrë që të hynte në garë me kryetarin aktual Isa Mustafa.

Por, tani Osmani thotë se ende nuk e ka vendosur nëse do t’i hyjë garës për kreun e LDK-së, sepse pret që gjithçka të vendoset pasi të mbahen zgjedhjet në nëndegë dhe degë, që mund të fillojë si proces qysh në fillim të vitit 2019.

“Vitin e ardhshëm, kurdo që fillon ky proces besoj se do ta kem një përgjigje për këtë punë…Nuk është kjo çështje e asaj çka e ka ndërmend një individ, është me shumë një proces se sa një dëshirë personale, varet shumë nga procesi, varet shumë nga mënyra se si shkojnë zgjedhjet. Siç e dini LDK nuk e ka thjeshtë një Kuvend zgjedhor por gjithçka fillon nga nëndegët, ta shohim si po shkon në nivel të nëndegëve, pastaj të degëve. Është proces i gjatë, mund të filloj qysh në fillim të vitit 2019, mund të zgjas dy tre muaj dhe ta shohim. Në qoftë se shkon gjithçka në mënyrë demokratike jam e bindur se do të ketë kandidatë të mirë. Kush do të jenë kandidatët besoj do të merret vesh kur të fillojë  procesi”, theksoi Osmani.

Ajo beson se në zgjedhjet e brendshme që do të mbahen vitin e ardhshëm në LDK, nuk do të ketë përplasje gjeneratash se kush do ta marrë drejtimin e partisë, por do të shikohet kualiteti i kontributit që ka dhënë gjithsecili qoftë edhe nëse ka hyrë në LDK një vit më parë.

“Nuk do të thosha ashtu, unë mendoj që pavarësisht moshës, edhe disa prej nesh jemi mjaft gjatë në LDK. Mua po më bëhen 17 vjet që punoj aktivisht në parti, nuk është se tash kam hyrë në LDK, prandaj edhe ky dallimi kush sa vjet i ka kaluar është për mua diçka që nuk do duhej të ndodhte. Tek e fundit në vitin 1989 unë i kam pasur 7 vjet, natyrisht që nuk kam mundur të filloj aktivitetin politik në moshën 7 vjeçare. Kështu që të kërkosh nga dikush pse s’ka qenë aktivist në vitin 1990 ose 1992 në LDK kur ka qenë fëmijë, është e pa akceptueshme. Prandaj në vend se të shikohet gjatësia e kontributit, unë do të thosha duhet të shikohet kualiteti i kontributit”, ka thënë Osmani.

Madje, ajo thotë se bashkëpunëtorët e saj me të afërt prej të cilëve edhe ka mësuar shumë, janë prej atyre themeluesve të LDK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori