LAJMI I FUNDIT:

Osmani e Kurti nderojnë heroin Zahir Pajaziti me shokë, i quajnë luftëtarë të paepur për liri e pavarësi

Osmani e Kurti nderojnë heroin Zahir Pajaziti me shokë, i quajnë luftëtarë të paepur për liri e pavarësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë vendosur kurora lulesh para shtatores së Zahir Pajazitit, Hakif Zjenullahut, Edmond Hoxhes dhe Ilir Konushevcit në 25 vjetorin e rënies së tyre, në Sheshin e Dëshmorëve, në Podujevë.

Osmani tha se janë këtu për të shprehur nderimet e tyre më të larta për veprimtarinë punën dhe sakrificën që këta heronjtë bënë për lirinë e Kosovës.

“Zahiri me shokë ishin pararoje të UCK ata ishin lajmëtarët e lirisë tonë. Ishte angazhimi i tyre dhe rënia e tyre për lirinë e Kosovës që më vonë frymëzoi edhe shumë gra e burra që ti bashkohen luftës çlirimtare që kulmoi me çlirimin e vendit tonë”, tha Osmani.


Ajo shtoi se ky frymëzim nuk ka përfunduar në vitin 1999 por vazhdon edhe sot për shkak të punës, veprimtarisë, sakrificës së tyre ata do të mbesin udhërrëfyes të brezave që vijnë pas nesh.

Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti tha se komandanti Zahir Pajaziti ishte ndër pararendësit e UÇK-së, bashkë me Hakif Zjendullahun dhe Edmond Hoxhën, kryenin aksione ndaj okupatorit.

“Të tre këta ishin kushtrimi i çlirimit dhe i dhanë hov UÇK-së, dhe e rritën e besimin e popullit të në UÇK. Sot vendosëm lule të freskëta për këta luftëtarë të paepur që nuk kursyen asgjë për lirinë e vendit. Lavdi për ta dhe për të gjithë heronjtë”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori