Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot kishte fjalën e tij në seancën e Këshillin Nacional për Euro-integrime në të cilin u diskutua qasja e paralajmëruar drejt zgjerimit të BE-së si dhe sfidat e së njëjtës.
“Seanca e sotme e Këshillit Nacional për Euro-integrime paraqet platformë të vërtetë për diskutim në të cilën mund të bëjmë prerje të procesit të përgjithshëm të integrimeve evropiane pas samiteve të tetorit, në dritën e dokumentit të ri të përgatitur nga Franca, non-pejpëri për reforma të metodologjisë, që paraqet një bazë të mirë për kthim të integrimeve evropiane në rrugën e vërtetë” – theksoi Osmani, me ç’rast potencoi se vendi ynë gjendet para një sfide të re për tu adaptuar në sfidat me të cilat ballafaqohet Unioni si dhe në mënyrë konstruktive ti qaset nevojës së BE-së për reforma në procesin e zgjerimit.
“Vetë përmbajtja e iniciativës, por edhe shpejtësia me të cilën Franca doli me këtë iniciativë, brenda vetëm një muaji nga samitet e tetorit tregon rolin proaktiv, pa lënë procesin e reformave të shtyhet pa nevojë, dëshmi që pa dallim të metodologjisë së ndryshuar, vendet e Ballkanit Perëndimor në fund i pret anëtarësim i plotfuqishëm në BE, si dhe më e rëndësishmja, mundësia për kyçje të drejtpërdrejtë si palë e tanguar për të marrë pjesë me komentet, pikëpamjet dhe vërejtjet tona lidhur me dokumentin”- shtoi Osmani.
Në këtë kontekst ai theksoi se në periudhën para nesh, gjegjësisht përmes procesit të harmonizimit që vijon, gjithsesi do të duhet të definohen dhe precizohen edhe më tej disa aspekte të këtij dokumenti, të cilat do të paraqesin pikë referimi për atë se si do të zhvillohet procesi i negociatave në të ardhmen si dhe mundësi që përmes një procesi gjithëpërfshirës, si vend të japim kontribut sa më cilësor dhe më preciz në kuadër të kësaj iniciative, me qëllim që
në kohë të përshtatshme të marrim metodologji të re dhe cilësore e cila do të paraqesë me të vërtet përfitim për ne si vende që negociojnë, përfitim i cili do të pasqyrohet në harmonizim më cilësor me rregullat dhe standardet evropiane, përfitim që do të thotë progres ekonomik, shoqëror dhe civilizues për të gjithë qytetarët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri