LAJMI I FUNDIT:

OSBE: Mos e përdorni gjuhën e urrejtjes

OSBE: Mos e përdorni gjuhën e urrejtjes

Përfaqësuesi i kreut të presidencës së OSBE-së, Evaldas Ignatavicius, u takua të enjten në mbrëmje në Tiranë me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e opozitës Edi Rama, me të cilët bisedoi lidhur me gjendjen në vend, demonstratën e 21 janarit, kërkesën për shtyrje të grumbullimeve dhe rifillimin e dialogut.

Ignatavicious tha se i dërguari evropian, Miroslav Lajcak, prezantoi më parë në Tiranë të njëjtat objektiva që prezantoi edhe ai, dhe theksoi se është i të njëjtit mendim me Lajcak, se një hetim i paanshëm mund të çojë në një qetësim të situatës. Ai tha se shtyrja e tubimeve mund të ndihmojë për të qetësuar situatën.

Ignatavicious po ashtu u bëri thirrje partive politike që të ulin tonet dhe të mos e përdorin gjuhën e urrejtjes me qëllim të tejkalimit të situatës së tensionuar, veçmas pas demonstratës së 21 janarit të organizuar nga opozita, e cila përfundoi me viktima. /Telegrafi/