LAJMI I FUNDIT:

OSBE: Garantoni zgjedhje të lira më 8 maj

OSBE: Garantoni zgjedhje të lira më 8 maj

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Wollfarth kërkoi të martën garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme më 8 maj.

Ambasadori theksoi se opozita tha ambasadori, nuk duhet të mungojë në komisionet zgjedhore dhe nënvizoi domosdoshmërinë që faktori politik të mos humbë kohë dhe të përgatisë bashkë zgjedhjet lokale.

Wollfarth tha se KQZ-ja gjeti një zgjidhje alternative për vendet vakante pas vendimeve bllokuese që erdhën nga partitë dhe nënvizoi se askush nuk duhet të ketë iluzione për shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve lokale.

Ndërkohë kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve nga Shkodra ku mori pjesë në hapjen e zyrës së informimit të BE-së që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet lokale të majit.


Berisha tha se 8 maji është një provë e madhe. “Çdo shqiptar ka një shans më 8 maj. Ftoj shqiptarët të marrin pjesë në votime”, tha kryeministri. /Telegrafi/