LAJMI I FUNDIT:

OSBE: Dorëzoni urgjentisht propozimet për anëtarët e KZZ-së

OSBE: Dorëzoni urgjentisht propozimet për anëtarët e KZZ-së

Misioni i OSBE-së në Tiranë u kërkoi të martën partive politike të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të propozojnë komisionerët zgjedhorë. Shefi i OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, u bëri thirrje partive politike të dorëzojnë urgjentisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) propozimet e kërkuara për anëtarë të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor.

Ambasadori tha se KQZ-ja duhet të vazhdojë urgjentisht me të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e planifikuara për 8 maj 2011 dhe vuri në dukje se asnjë nga partitë politike nuk ka arritur të përmbushë afatin zyrtar të 24 janarit 2011 për dërgimin e propozimeve për anëtarë të komisioneve zgjedhore.

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me problemet që po has aktualisht KQZ-ja. Nga 66 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor, vetëm 12 prej tyre janë ngritur pjesërisht brenda afatit të 7 shkurtit 2011”, tha Wollfarth, duke nënvizuar se një situatë e tillë tregon shpërfillje të hapur për aspiratat demokratike të qytetarëve shqiptarë nga partitë politike.

“Unë u bëj thirrje partive politike të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar dhe për ta adresuar këtë çështje në mënyrë të menjëhershme, pasi dita e zgjedhjeve po afron”, theksoi ambasadori Wollfarth. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Aksioni në

Aksioni në "Pallatin e Rinisë, deklarohen nga ndërmarrja: Po bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse

Lajme
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kronika e Zezë
Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Lajme
Kalo në kategori