LAJMI I FUNDIT:

Organizohet tryezë e rrumbullakët për masa dhe buxhete të barabarta gjinore

Organizohet tryezë e rrumbullakët për masa dhe buxhete të barabarta gjinore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska Remenski së bashku me ambasadoren e Zvicrës në Maqedoni, Sibil Siter Tejada dhe drejtoreshën rajonale të trupit të KB-së për barazi gjinore dhe përforcim të grave UN Women, Ingibjorg Solrun Gilsadotir dhe kryetari i komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi morën pjesë në tryezën e sotme të rrumbullakët për masaa dhe buxhete të barabarta gjinore në nivel komunal që u mbajt në Kamenjan, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas ministres Remenski, përfshirja gjinore dhe buxhetimi gjinor kanë prioritet të lartë në punën e tyre, por, siç tha, nevojitet edhe më shumë punë në këtë plan.

“Ngjarjen e organizuam në komunën Bogovinë si vetëqeverisje lokale ku së bashku me komunat Manastir, Strumicë dhe Shkup ku vetëm në ato komuna zbatohet ky program dhe ku kemi praktika të mira për prëfshimin e grave në veprimtaritë komunale. Bëj thirrje që edhe komunat e tjera ta ndjekin këtë shembull të tyrin pozitiv, por, megjithatë, krahas planifikimit gjinor të buxhetit duhet të punohet edhe në ngritjen e vetëdijes së grave për aktivizimin e tyre në shoqëri. Duhet të përmendet se deri më tnai amsat për vetëpunësim të grave janë mbështetur financiarisht nga komuniteti ndërkombëtar, para së gjithash UNDP-ja, por edhe shteti duhet ta ndërmarrë pjesën e vet sepse në afat më të gjatë, një pjesë e madhe e bizneseve të ngritura nga gratë janë ndërprerë për shkak të joqëndrueshmërisë”, theksoi Tashevska-Remenski.


Drejtoresha rajonle e UN Women, Ingbjorg Sorun Gisladotir theksoi se barazia gjinore duhet të pasyqrohet mirë edhe në administratën komunale dhe në buxhetin komunal.

“Rezultatet do të jenë të dukshme posaçërisht në nivel lokal nëse të gjithë pjesëmarrësit në proces kyçen në zbatimin e kësaj politike të barabartë”, deklaroi Gisladotir.

Ambasadorja e Zvicrës, Sibil Suter tejada theksoi se janë shumë të përkushtuar në zhvillimin komunal dhe decentralizimin në Maqedoni.

“Gjithashtu, jemi të përkushtuar edhe në barazinë gjinore në nivel lokal, ku, sipas nesh, mu shpërndarja e barabartë e buxhetit lokal është një nga çështjet kyçe për pëprmbushje të nevojave të grave në rajon të caktuar”, tha Suter Tejada. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori