LAJMI I FUNDIT:

Organizohet për herë të parë Festivali i Bukës

Organizohet për herë të parë Festivali i Bukës

“Festivali i Bukës”, i pari i këtij lloji në Kosovë e rajon, pritet të mbahet nga 17-19 tetor në Prishtinë.

“Festivali i Bukës dhe produkteve tjera të brumit dhe drithërave” ka për qëllim që të promovojë produktet bazë, gjysmë-produktet dhe produktet finale të brumit dhe drithërave.

Përveç ekspozimit të produkteve, organizatorët e festivalit për vizitorët dhe ekspozuesit, kanë paraparë edhe një sërë aktivitetesh artistike dhe garuese.


Për herë të parë në vend, ekspozues në kuadër të një festivali, do të kenë mundësi që të jenë pjesëmarrës edhe në gara konkurruese, ku juri do të jenë vet qytetarët.

Aktivitetet që do të organizohen në kuadër të festivalit:

Gara për bukën më të mirë të të gjitha llojeve (bukës së bardhë, integrale, të misrit, etj) – Gara për piten më të mirë– Gara për byrekun më të mirë– Gara për flinë më të mirë– Gara për kiflet më të mira (për të gjitha llojet)– Gara për picën më të mirë (për të gjitha llojet)– Gara për pastat më të mira (për të gjitha llojet)– Gara për ëmbëlsirën më të mirë– Gara për kekun më të mirë– Dhe e fundit, gjithashtu edhe më e rëndësishmja, do të jetë gara për gurmanin më të madh (do të marrin pjesë personat që do të garojnë se cili do të arrij t’i konsumojë për minuta të caktuar një pjesë të ushqimit).

Tre vendet e para do shpërblehen me çmime. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?

Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?

Botë
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?

Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?

Ekonomi
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”

Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”

Ekonomi
“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve

“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve

Ekonomi
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!

Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!

Ekonomi
Kishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?

Kishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?

Ekonomi
Kalo në kategori