LAJMI I FUNDIT:

Organizohet Festivali i Muzikës, Verës dhe Birrës

Organizohet Festivali i Muzikës, Verës dhe Birrës

Në Prishtinë më 30 Gusht deri më 1 Shtator do të organizohet ngjarja më e madhe e verës, Festivali i Muzikës, Verës dhe Birrës. Festivali do të ofrojë përvojë mahnitëse për të gjithë pjesëmarrësit përmes muzikës dhe llojeve të ndryshme të birrës dhe verës.

Në festival marrin pjesë mbi 15 grupe të ndryshme nga Kosova dhe Shqipëria, duke përfshirë emra të shumëfolur të skenës muzikore siç janë: Bojken Lako, BB Poqi and Armadillo Blues Band, Gipsy Groove, Nita Latifi, Xheraldina and Magic Stick, Travel Plan, Edona Vatoci, Indigos, EHO dhe tjerë.

Festivali organizohet me qëllim të promovimit të produkteve të verës dhe birrës, promovimin e konsumit të përgjegjshëm të pijeve, informimin dhe mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimet me produktet e verës dhe birrës. Për më shumë, festivali ka për qëllim të ofrojë përkrahje ndaj prodhuesëve vendorë për zhvillim të produkteve dhe promovimin e verës dhe birrës si pjesë e kulturës shoqërore dhe argëtimit si dhe të krijojë kontakte dhe të promovojë artistë të rinj vendorë.

Hapjen solemne të festivalit do ta bëjë nënkryetari i Komunës së Prishtinës z.Avdullah Hoti, së bashku me përfaqësuesin e Stonecastle z.Artur Camaj dhe Kryetarin e Shoqatës së Verërave të Kosovës z.Nevzat Haxhijaha.


Pjesë e pandashme e festivalit do të jenë edhe lojrat e ndryshme të konsumit dhe argëtuese ku pjesëmarrës në festival mund të marrin pjesë. Për fitues dhe për pjesëmarrës, do të ketë edhe shumë lojëra tjera shpërblyese si dhe befasi tjera.

Për më shumë informata ju lutem klikoni në linkun e mëposhtëm.

https://www.facebook.com/prishtinawineandbeerfestival