LAJMI I FUNDIT:

Organizohet BarCamp Prizren #17

Organizohet BarCamp Prizren #17

Edicioni i shtatëmbëdhjetë i BarCamp Prizren do të mbahet më 03 Prill 2015 duke filluar prej orës 17:58 në CultBar. BarCamp Prizren organizohet nga OJQ THY ndërsa mbështetet nga Fondacioni IPKO.

BarCamp Prizren është një ngjarje joformale që përkrahet nga komuniteti dhe në mes tjerash i jep shumë rëndësi debatit interaktiv ndërmjet folësit dhe pjesëmarrësve.

Ky eveniment ka për qëllim të i motivoj pjesëmarrësit që të marrin pjesë në një epokë të re të lidershipit dhe të nisin ndryshime pozitive në shoqëri. Me integrimin e biznesit, teknologjisë dhe temave sociale në një vend, këto ngjarje joformale ofrojnë vendin ideal për ndarje të ideve, zgjerim dhe krijim të lidhjeve të reja shoqërore.

Gjatë edicioneve të kaluara, BarCamp Prizren ka arritur të sjellë pranë jush folës eminent me tema inovative dhe ka krijuar një komunitet që nxitë vlera të mira dhe ide kreative mes qytetarëve të Prizrenit. Edhe këtë edicion tentojmë ta vazhdojmë këtë me folësit në vazhdim:

ArdallCelina, menagjer i ADV Media House në këtë edicion të BarCamp Prizren do të flasë rreth sigurisë në E-commerce, përdorimi i e-commerce dhe trendet aktuale.
Celina gjithashtu do të theksoj edhe faktorët kyç që ngrisin kredibilitetin e një e-commerce faqe-je dhe e bëjnë më të besueshëm për vizitorin. Duke vazhduar me disa këshilla se si duhet të mbrohemi nga faqet mashtruese (phishingwebsites) e deri tek procesimi dhe ruajtja e të dhënave personale dhe të ndjeshme. Ai do të ndaj disa raste globale të rrjedhjeve të të dhënave të ndjeshme.
Arben Shala ish gazetar i kohëve të paraluftës, planifikues, hartues i shumë strategjive qeveritare të nivelit lokal dhe qendror dhe të organizatave joqeveritare.
Njohës i mirë i fushës së arsimit, sidomos i sektorit të shoqërisë civile. Aktivist në shumë OJQ. Për momentin punon në Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur (Soros). Arbeni në BarCamp Prizren do të flasë për sigurinë në Internet, për legjislacionin dhe politikat e përdorimit, kapacitetet vendore, ndikimi i tij në arsim, si dhe për vetëdijesimin në përdorimin e tij. Arbeni do të ndajë me ne përvojat e tij në këtë lëmi.

Arian Xhezairi rikthehet në BarCamp Prizren me temën “Përkujdesi ndaj Privatësisë Online në një botë të rrethuar nga Smart pajisjet”.
Arian Xhezairi është bashkëthemelues i Poenta Lab, një Web produkt studio simpatike e bazuar në qytetin simpatik të Prizrenit. Ariani ndërtohet nga një përvojë e gjerë në fushën e inxhinierisë softuerike dhe menaxhimit të projekteve, si dhe specializon në Web teknologjitë moderne me njohuri të thella në Programimin e Orientuar në Objekte dhe strukturat e të dhënave.
Si analist aspirues i shkencave shoqërore, ai është njohës i mirë i relacioneve shoqëri-shkencë-teknologji dhe ndikimin që kanë këto në formësimin e njëra–tjetrës. Në këtë edicion të BarCamp Prizren Ariani do të bëjë një trajtesë socio-teknologjike të rëndësisë së ngritjes proaktive të vetëdijësimit individual mbi ruajtjen e privatësisë dhe rrëziqet që na kanosen në prezervimin e një identiteti online.

Për të gjithë ata që vijnë me kohë do të ketë pije falas. Mbështetës medial janë: Telegrafi.com, Digjitale.com dhe GazetaOra.com.