Këtë të Shtunë, me 20 Korrik, nga ora 19:00, në Gjakovë mbahet edicioni i 2-të i BarCamp Gjakova, ku tani e tutje organizohet nga Komuniteti Aktiv Qytetar – KAQ nga Gjakova dhe përkrahur nga IPKO Foundation.
Këtë të Shtunë, me 20 Korrik, nga ora 19:00, në Gjakovë mbahet edicioni i 2-të i BarCamp Gjakova, ku tani e tutje organizohet nga Komuniteti Aktiv Qytetar – KAQ nga Gjakova dhe përkrahur nga IPKO Foundation.
Këtë radhë ngjarja joformale e BarCamp Gjakova sjellë tre folës të njohur nga Gjakova me eksperienca të bujshëme dhe të jashtëzakonshëme, ku do të ndajnë me ne tri prespektiva të ndryshëme, si: kreativiteti dhe puna, pasioni për bjeshkatarinë si dhe kontributi i veçantë përmes gazetarisë.
BarCamp, është një ngjarje joformale që shtyhet para nga komuniteti, dhe në mes tjerash i jep shumë rëndësi debatit dhe takimit me folësit dhe audiencën. KAQ dhe BarCamp Gjakova ka për qëllim për të diskutuar e ngjallur komunitetin e kësaj komune.
Ideal Vejsa, mrsc i arkitekturës, studimet bazike i perfundoi në Universitetin e Prishtinës. Puna e tij si arkitekt (teknik i arkitekturës) filloi pasi e përfundoi vitin e parë të studimeve, ku ishte pjesë e studios Nixha&Partners, për të vazhduar në ANARCH dhe për një vit punoi në Rubin Invest. Gjitha këto para se të filloi projektin/kompaninë Maden Group ( www.madengroup.com ) në vitin 2009 së bashku me Memli Dushi-n. Maden Group, bazuar në punën ekipore me mbi 15 arkitekta e inxhiniera, shumë shpejt u bë pjesë e elites së studiove projektuese në Kosovë. Ideal Vejsa, folësi i parë në Barcamp Gjakova, do të flas për sfidat e tij prej një kamarieri deri te një arkitekt i suksesshëm që do të jetë pikënisja e prezantimit të tij. Ideali do të flas poashtu për inovacionet e menaxhimit dhe arkitekturës, mundësitë e depërtimit në tregun ndërkombëtarë dhe fuqinë e ekipit.
Arben Lila, “Kur kombinon pasionin, përvojën dhe punën, arrin majat të cilat më parë vetëm i ke ëndërruar”, Arben Lila është folësi i dytë në BarCamp Gjakova. Arbeni është dizajnues dhe specialist në zbatimin e projekteve, analist dhe edukator me mbi 15 vjet përvojë në trajnime, konsulencë, analizë të sistemeve dhe kërkimeve. Karrieren e tije e ka zhvilluar në Austri, Kroaci dhe Kosovë. Arbeni mbanë titullin e masterit të inxhinierisë elektroteknike të Universitetit të Zagebit. Është pikërisht kauza e një “Kosove pa tym duhani” ajo që shtyu Arbenin të nis avanturën e arritjes së majes Uhuru në Kilimanjaro, të larte 5895m në shkurt të këtij viti. Pasioni për bjeshkatari dhe ngjitje i lindi në alpet austriake dhe këtë ai vazhdon ta ushtroj edhe sot në alpet shqiptare. Perballja me të panjohurën është avantura e cila e nxit të zbuloj dhe hulumtoj gjithmonë shtigje të reja. Arbeni tregon se mbi lartësinë 5500m, oksigjeni është shumë i rrallë dhe shpesh për disa bjeshkatarë ngjitja në maje të Tanzanisë është fatale. Ai do të flas për këtë përvojë të jashtëzakonshëm në atë rrugëtim, ku kauza për një jetë më të shëndetshëme të gjeneratave të tashme dhe të ardhshëme të mbanë dhe jep forcë që të bësh edhe një hap më lartë deri në kulmin e Afrikës.
Arbana Xharra, lista e folësve do të përmbyllet nga guximi, profesionalizëmi dhe qytetaria aktive, fjalë të cilat e përmbledhin gazetarën e njohur Arbana Xharra, ku dhe pikërisht kontibuti i saj si gazetare dhe qytetare aktive do të jenë pjesë e prezantimit të saj. Sfidat dhe barrierat në rrugëtimin e deshirës për të kontribuar në shoqëri të shëndoshë përmes gazetarisë do të jenë pikënisja e prezantmit të Arbanës. Arbana mban diplomë master në gazetari pranë “Kosovo Institute of Journalism and Communication”, ndërsa punën si gazetare e filloj nga viti 2001 deri në 2009 në Kohën Ditore, dhe nga Tetori i vitit 2009 punon në Gazetën Zëri, ku dhe sot është Kryeredaktore e Gazetës Zëri. Arbana ka fitura 7 çmime në gazetari, ku njëri ndër me te rëndësishmit është “Bursa Ballkanike për Shkëlqesi në Gazetari” nga Kosova për vitin 2012, e cila organizohet nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), Robert Bosch Stiftung dhe Erste Foundation. Gjatë shkrimeve dhe hulumtimeve të saj, Arbana është ballafaquar me shumë kërcënime dhe padi nëpër gjykata, ajo gjithashtu ka bërë shumë hulumtime që janë publikuar në media prestigjioze si ajo e “Der Standard”.
Vendi ku do të mbahet ngjarja është D.E.L. House http://www.facebook.com/del.house.7?fref=ts. Sponsor medial të Barcamp janë Telegrafi.com dhe Digjitale.com, ndërsa për ata që arrijnë me kohë do të ketë pije falas.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës