LAJMI I FUNDIT:

Organizatat e shoqërisë civile reagojnë kundër vendimeve të Qeverisë për emërimet në bordet e ndërmarrjeve publike

Organizatat e shoqërisë civile reagojnë kundër vendimeve të Qeverisë për emërimet në bordet e ndërmarrjeve publike
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Organizatat e shoqërisë civile kanë reaguar kundër vendimit të fundit të marrë nga Qeveria në detyrë për emërimin e anëtarëve të përkohshëm të ndërmarrjeve publike.

Në reagimin e tyre thuhet se përveç të emëruarve politik, vendimet e marra për emërime nuk reflektojnë diversitet gjinor, minoritar e etnik, ndërsa theksojnë se kjo praktikë e qeverisjeve të kaluara ka shkatërruar ndërmarrjet publike.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka bërë emërimin e anëtarëve të përkohshëm të ndërmarrjeve publike, në mesin e të cilëve, ne shohim të emëruar partiak. Gjithashtu, emërimet nuk reflektojnë diversitetin gjinor, minoritar dhe etnik të shoqërisë sonë. Kjo praktikë e qeverisjeve të kaluara ka shkatërruar ndërmarrjet publike duke i vënë udhëheqjet e tyre në shërbim të partive politike dhe jo të së mirës publike. Andaj, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës, që duke rishqyrtuar dhe ndryshuar këto vendime, të sjellë ligjshmëri dhe të shtrojë rrugën për zhvillimin e ndërmarrjeve publike, rritjen e kualitetit të shërbimeve dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik”, thuhet në reagimin e tyre.


Organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës të rishkqyrtoj vendimet e mbrëmshme, dhe të ëprgjedh borde profesionale.

“Për këto arsye, ne, organizatat e poshtëshënuara, i kërkojmë Qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë vendimet e datës 02 prill 2020 dhe të përzgjedhë borde profesionale, të pavarura politikisht dhe që reflektojnë barazinë dhe diversitetin shoqëror. Ia rikujtojmë Qeverisë se departizimi i bordeve dhe rikthimi i kriterit profesional në zgjedhjen e tyre ishte njëri ndër premtimet elektorale dhe është  jesë edhe e programit qeverisës”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

“Rimëkëmbja e ndërmarrjeve publike kërkon borde profesionale, të pavarura dhe që reflektojnë diversitetin shoqëror”

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka bërë emërimin e anëtarëve të përkohshëm të ndërmarrjeve publike, në mesin e të cilëve, ne shohim të emëruar partiak. Gjithashtu, emërimet nuk reflektojnë diversitetin gjinor, minoritar dhe etnik të shoqërisë sonë. Kjo praktikë e qeverisjeve tëkaluara ka shkatërruar ndërmarrjet publike duke i vënë udhëheqjet e tyre në shërbim të partive politike dhe jo të së mirës publike. Andaj, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës, që duke rishqyrtuar dhe ndryshuar këto vendime, të sjellë ligjshmëri dhe të shtrojë rrugën për zhvillimin e ndërmarrjeve publike, rritjen e kualitetit të shërbimeve dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik.

Emërimet, në disa prej rasteve shkelin Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike. Edhe pse emërimet janë bërë të përkohshme dhe me afat prej 6 muajsh në bazë të Ligjit, ato prapë është dashur të reflektojnë kërkesat e nenit 17. Ligji është i qartë që:

“17.2 Të gjithë drejtorët përveç KE duhet të jenë të pavarur. Një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhje si drejtor në një NP nëse: k) është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike.”

Për më tepër, në emërtimet e Ligjit është sqaruar që: “I emëruar politik” nënkupton personin i cili është emëruar ose propozuar nga subjekti politik si kandidat për një post të zgjedhur.2 Pra, me zgjedhjen e ish kandidatëve për poste të zgjedhura që nga zgjedhjet e vitit 2017, Qeveria ka shkelur Nenin 17 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike. Edhe neni 43 mbi Emërimet e Përkohshme, nuk përjashton zbatimin e dizpozitave të nenit 17. Kërkesat nga ky nen kanë të bëjnë drejtëpërdrejtë me profesionalizmin dhe ruajtjen e pavarësisë së ndërmarrjeve publike.

Përveç kësaj, me këto vendime, Qeveria nuk ka zbatuar kriteret e Ligjit Nr. 05/L -020 për Barazi Gjinore. Aty është e qartë që zgjedhja e trupave udhëheqës në institucione publike duhet të bëhet në proporcionin gjinor 50:50.

“Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse.

  1. Për më tepër, edhe Ligji Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike kërkon përfaqësim të barabartë në harmoni me Ligjin për Barazi Gjinore. Përbërja e bordeve të drejtorëve të NP-së duhet te jetë në harmoni me Ligjin për Barazi Gjinore.
  2. Për këto arsye, ne, organizatat e poshtëshënuara, i kërkojmë Qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë vendimet e datës 02 prill 2020 dhe të përzgjedhë borde profesionale, të pavarura politikisht dhe që reflektojnë barazinë dhe diversitetin shoqëror. Ia rikujtojmë Qeverisë se departizimi i bordeve dhe rikthimi i kriterit profesional në zgjedhjen e tyre ishte njëri ndër premtimet elektorale dhe është pjesë edhe e programit qeverisës.

Organizatat përkrahëse:

Balkan Green Foundation (BGF)

ÇOHU

Demokraci Plus (D+)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

Instituti D4D

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Instituti GAP

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED)

Lëvizja FOL

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori