Një gjykatë në Manhattan, New York e ka shpallur fajtore kompaninë e pronave të paluajtshme të ish-presidentit amerikan, Donald Trump për mashtrim kriminal, tre javë pasi ai shpalli rikandidimin për zgjedhjet presidencial të vitit 2024.
Gjykata i shpalli fajtorë dy entitetet e kompanisë së Trumpit për skemën e mashtrimit, konspiracionit, mashtrimin me taksa dhe falsifikimin e të dhënave të biznesit, raporton abcnews.
Dy entitete të Organizatës Trump – Trump Corporation dhe Trump Payroll Corporation – u akuzuan për pagesën e shpenzimeve personale të disa drejtuesve pa i raportuar ato si të ardhura dhe për kompensimin e tyre si kontraktorë të pavarur në vend të punonjësve me kohë të plotë.
Çdo subjekt u akuzua për skemën e mashtrimit, konspiracionit, mashtrimit kriminal tatimor dhe falsifikimit të të dhënave të biznesit.
Prokurorët besonin se Organizata Trump ishte fajtore për shkak se sjellja e CFO-s, Allen Weisselberg përfitoi nga kompania dhe sepse pozicioni i tij si CFO nënkuptonte se iu besua të vepronte në emër të kompanisë.
Weisselberg, i cili dëshmoi si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë, u deklarua fajtor në gusht për akuzat se ka hequr taksat për gati dy milionë dollarë përfitime të ofruara nga kompania që përfshinin qiranë për apartamentin në Manhattan, qiratë e veturave për veten dhe gruan e tij dhe shkollimin për nipërit.
Prokurorët, megjithatë, këmbëngulën se Organizata Trump përfitoi nga shmangia e taksave e Weisselberg.
Prokurorët pretenduan se Trump sanksionoi në mënyrë eksplicite mashtrimin tatimor kur ai nënshkroi një pjesë të skemës.
“I gjithë ky tregim se Donald Trump është jashtëzakonisht injorant nuk është i vërtetë”, tha ndihmës prokurori i qarkut, Josh Steinglass gjatë deklaratës përmbyllëse.
Dënimi mbart gjoba deri në 1.7 milion dollarë. Por pasojat kolaterale të një dënimi mund të jenë më domethënëse për Trumpin, i cili po kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Bankat mund të marrin kredi dhe partnerët e biznesit mund të anulojnë kontratat nëse politikat e tyre të brendshme i pengojnë ata të bëjnë biznes me kriminelët.
Gjyqi zbuloi gjithashtu detaje potencialisht të rrezikshme rreth Trumpot, duke përfshirë se ai raportoi rreth 1 miliard dollarë humbje operative gjatë një periudhe dyvjeçare në 2009 dhe 2010, si dhe humbje çdo vit për dekadën midis 2009 dhe 2018. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës