LAJMI I FUNDIT:

“Organizata Trump” gjobitet 1.6 milion dollarë për mashtrim financiar

“Organizata Trump” gjobitet 1.6 milion dollarë për mashtrim financiar

Një gjykatës në Manhattan të New Yorkut urdhëroi biznesin familjar të ish-presidentit Donald Trump të paguajë gjobë prej 1.6 milion dollarëve – maksimumi i lejueshëm për akuzat për mashtrim financiar.

Gjykatësi Juan Merchan vendosi gjoba për dy filiale të Organizatës Trump – The Trump Corporation, me gjobë 810 mijë dollarë dhe The Trump Payroll Corp., me gjobë 800 mijë dollarë.

Gjoba është dënimi maksimal i lejuar sipas ligjit për dënimet e kësaj natyre, raporton nypost.


Sjellja e kompanive “mund të përshkruhet vetëm si skandaloze”, tha ndihmësprokurori i qarkut Joshua Steinglass.

Ai pranoi se një gjobë prej nën dy milionë dollarë “mund të ketë ndikim të kufizuar në një korporatë shumë miliardëshe”, por argumentoi se “kjo gjykatë duhet të vendosë gjoba të tilla”.

Prokurorët argumentuan në gjyq se për 15 vjet, Organizata Trump ndihmoi drejtuesit e lartë të shmangnin taksat mbi të ardhurat për përfitimet, duke përfshirë qiranë, veturat luksoze dhe arsimimin në shkollat private.

Vetë Trump nuk ishte në gjyq dhe mohoi se kishte njohuri se drejtuesit iu shmangeshin taksave në mënyrë të paligjshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori