LAJMI I FUNDIT:

Organizata paqësore ndërkombëtare lobon për Kosovën

Organizata paqësore ndërkombëtare lobon për Kosovën

Një organizatë paqësore ndërkombëtare me gjenezë nga Kosova në mesin e shumë aktiviteteve bamirëse ka planifikuar edhe një projekt që do të ndihmojë për njohjen e Kosovës nga shtetet tjera.

Ky projekt që parashihet të jetë një sfidë, do të përcillet me qëndrim 7 ditor para Parlamentit Evropian si dhe me aktivitete tjera paqësore.

Energy Plus është një organizatë paqësore ndërkombëtare por me gjenezë në Kosovë, e cila ka për qëllim promovimin e mirësisë dhe paqes nëpër botë.


Së fundi kjo organizatë ka planifikuar një projekt të quajtur EP SFIDA, të qëndrimit prej  shtatë ditë e shtatë netë para Parlamentit Evropian, me qëllimin për të lobuar në njohjen e Kosovës nga vendet e huaja.

Drejtuesi i kësaj organizate Fatmir Muçolli, ka thënë se ky projekt do të realizohet nga 15 deri më 21 shtator.

“Do të lobojmë që Kosova të njihet nga vendet që nuk është njohur deri më tani. Të njihet Kosova si vend paqësorë dhe neutral. Një shembull të tillë e kemi Zvicrën që ka qenë vend neutral gjatë luftërave të ndryshme. Ne jemi të interesuar që Kosova të bëhet vend si Zvicra. Kosova të bëhet vendtakim i qytetarëve të vullnetit të mirë”, shprehet për RTV Dukagjinin, Fatmir Muçolli.

Muçolli ka thënë se projekti  shtatë ditor përfshinë edhe aktivitete të tjera, raporton Telegrafi.

“Ne po kërkojmë të organizojmë një sfidë shtatë ditore, për të ndaluar veten nga të folurit keq. Në kuadër të kësaj do të organizohet edhe një diet që do të zgjatë po ashtu shtatë ditë, që ka për qëllim të sensibilizojë masën me njerëzit që nuk kanë çfarë të hanë. Kjo dietë do të jetë vegjetarianë dhe vetëm shtatë orë gjatë ditës ke të drejtë të hash”, deklaroi më tej Fatmir Muçolli.

Sipas tij Energy Plus si organizatë me qëllim të mendimit pozitiv është e interesuar që të krijojë qendra rehabilituese në Kosovë, që do të mundësonte punësimin e të rinjve./Telegrafi/