LAJMI I FUNDIT:

Opozita me rol vendimtar për reformat dhe gjithë procesin e integrimit evropian të Maqedonisë

Opozita me rol vendimtar për reformat dhe gjithë procesin e integrimit evropian të Maqedonisë

Zbatimin i reformave kyçe për integrimin e vendit, kërkon dialog të brendshëm efikas, kështu vlerësojnë ekspertët e kësaj fushe, duke shtuar se reformat nuk do të kenë asnjë efekt pa përfshirjen e opozitës. Sipas tyre mungesa e dialogut të brendshëm rrezikon mos-marrjen e rekomandimit për fillim të negociatave. Kërcënimi i Opozitës për mos-mbështetje të reformave erdhi pas zhvillimeve të fundit me arrestimet e funksionarëve të saj të lartë, të cilët akuzohen për cenim terrorist të vendit, për ngjarjet e 27 prillit.

Si kusht që Maqedonia t’i kthehet rrugës së saj euro-atlantike patjetër se kërkohet një bashkëpunim me opozitën. Pra do të ishte i domosdoshëm një bashkëpunim më I madh, më konstruktiv, më inkluziv, gjithëpërfshirës midis opozitës dhe Qeverisë së këtij vendi. Këtë e kërkon Komisioni Evropian. Këtë e kërkon bashkësia ndërkombëtar. Këtë e kërkon demokracia dhe këtë e kërkon funksionimi I shtetit juridik. Prandaj është e domosdoshme që opozita në rrethana të tilla të jetë plotësisht e vetëdijshme se duhet t’i kthehet procesit të stabilizimit- deklaroi pë Alsat M profesori universitar Mersim Maksuti.

Simonida Kaçarska nga Instituti për Politikë Evropiane vlerëson se më 23 dhjetor kur Kongresi OBRM-PDUKM-së do të vendos për dorëheqjen e Nikolla Gruevskit nga posti i kreut të partisë do të vuloset edhe qasja e kësaj partie ndaj reformave. Ajo gjithsesi i apelon OBRM-PDUKM-së të kthehet në institucione, pasi kjo gjë do të ishte në favor të partisë dhe të vendit njëkohësisht.


Në asnjë rast nuk do të jetë mirë për shtetin nëse kemi bojkot të institucioneve dhe këtë e kemi parë dhe përjetuar më parë. Vlerësoj se partitë kanë mësuar se dalja nga institucionet nuk është shpesh zgjidhje. Pjesëmarrja e opozitës në institucione I siguron pushtet dhe ndikim në procese. OBRM-PDUKM-ja udhëheq me një numër të madh komisionesh në Kuvend dhe përmes tyre dhe përmes punës në shtëpinë ligjvënëse mund të ndikojë në drejtimin në të cilin do të lëvizin prioritetet kyçe – deklaroi Simonida Kaçarska, Instituti për Politikë Evropiane.

OBRM-PDUKM-ja fillimisht kërkoi që të përfshihet në hartimin e reformave, por këtë qasje e ndryshoi pas burgosjes së deputetëve të saj për dhunën në Kuvend, pas çka filloi t’i bojkotojë institucionet lokale dhe ato qendrore. Ndërkaq ditë më parë Euro-komisari për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn u shpreh i prerë se Maqedonia duhet të jetë e përkushtuar në procesin e reformave dhe se përpjekjet që vijnë nga ky vend duhet të kenë edhe vulën e opozitës.

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori